Skip to content
16 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Percillet ne banesen e fundit ish- ministri Dritan Prifti, Parlamenti 1 minute heshtje

ShkodraWeb 13 October, 2017
varrprift1

Ish-ministri Dritan Prifti, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, është përcjellë sot për në banesën e fundit, tek varrezat e ShishTufinës. Më herët gjatë ditës së sotme u zhvilluan edhe homazhet në nderë të tij tek Muzeu Kombëtar.

Në homazhe, të cilat u bënë nën kujdesin personal të Kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi, ishin të pranishëm shumë dashamirës e miq të Dritan Priftit për ti dhënë atij lamtumirën e fundit, ku i pranishëm ishte edhe Anastas Angjeli.

“Unë jam këtu si Gramoz, si deputet, si Kryetari i Parlamentit për ti dhënë lamtumirën e fundit një ish-ministri një prindi i cili u nda nga kjo jetë pa mbushur ende 50 vjeç. Në momente të tilla i përcjellim ngushëllime prindërve të Artanit, gruas së Artanit, fëmijëve të Artanit. Në raste të tilla duhet ti gjendemi njëri tjetrit për të përballuar dhimbje të tilla”, tha Ruçi.

Prifti u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare, pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë gjaku, ndërsa kohët e fundit i ishte nënshtruar kurave mjekësore intensive në një spital në Itali. Nga Italia, Prifti u transferua në një klinikë më të specializuar në Gjermani, por pavarësisht nga trajtimet e marra ish-ministri i Ekonomisë nuk arriti ta mposhte sëmundjen. Ai është kthyer dje pasdite në Shqipëri në gjendje shëndetësore shumë të rëndë.

Vetë Prifti deklaroi në muajin maj të këtij viti se ishte në betejë me një sëmundje të rëndë gjë e cila e privoi atë edhe nga fushata elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit.

Dritan Prifti lindi më 27 gusht 1968 në Berat. Nga viti 2009 deri në 2013 Dritan Prifti ka qenë deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe në vitet 2009-2010 ka qenë Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në vitet 2000-2001, Prifti ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i i Korporatës Energjitike Shqiptare, KESH.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Lufta e fotove”, Balla i nxjerr opozites fotot e veta, Basha ne foto ne Shkoder me nje te arrestuar
Artikull pasardhës: VIDEO+FOTO/ Foto me Bashen, Topallin, Bogdanin e Spahine personi i publikuar nga Balla

TË FUNDIT

argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
berisha penxhere 2026

“Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës…

ShkodraWeb 15 January, 2026 0
arrestimi ilir meta 2024

NGA ILIR META – Edhe në Rusi lejohen mediat të intervistojnë kundërshtarët e regjimit në burgje…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 16 janar 2026… 16 January, 2026
  • “Kohëzgjatja e arrestit shtëpiak ishte e tejzgjatur”, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës… 15 January, 2026
  • Takimi i Ramës me drejtuesit e IAL- ve, rektori Tonin Gjuraj kërkon ngritjen e një kampusi për UNISHK 15 January, 2026
  • “Paketa e maleve”, kryebashkiaku Benet Beci fton të interesuarit të aplikojnë duke ofruar edhe asistencë 15 January, 2026
  • Jep dorëheqjen papritur Shkëlqim Hajdari, nga 2016 ishte Kryeinspektor i Përgjithshëm… 15 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
bizi sabah

PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
salihi velipoja 2026

VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
argita-jamarber

Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.