Skip to content
29 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • News

LUFTA BRENDA PROKURORISE/ Ish- oficeri gjyqesor sfidon shefin e tij Troci…

ShkodraWeb 6 years ago
Ish-oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Vlorës, për të cilin mediat gjermane shkruanin dje se është kërcënuar e rrezikon jetën, tregon se është shkarkuar pa asnjë motiv nga puna. Ndërsa lidhur me reagimin e djeshëm të Prokurorisë, ai thekson se nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë ndonjëherë azil. Arben Jorgaqi ironizon edhe më faktin që në reagim është theksuar se ai ka hetuar çështje për vjedhje kapakësh pusetash. Ndërsa sfidon prokurorin e Vlorës, Ramadan Troci, që të publikojë një dosje të tij për vjedhje të tilla.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Arben Jorgaqi shprehet se ka punuar për 10 vjet si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Vlorës, nga viti 2007 deri në prill të këtij viti, kur e transferuan në Përmet.
Ndërsa thekson se ka hetuar çështje nga më të ndryshmet, nga vrasjet e trefishta, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, falsifikime, e deri te shpërdorimi i detyrës nga zyrtarë të lartë.
Jorgaqi shprehet se Prokuroria e Vlorës pushon hetimet për njerëz që i mban 7 muaj në kërkim, me mandat arresti, pa i marrë as në pyetje.
Në artikullin e gazetës gjermane thuhet se jeni kërcënuar për një çështje korrupsioni. Për çfarë çështjeje bëhet fjalë?
Së pari dua të të them se gazetari gjerman më dërgoi dje artikullin dhe pasi e lexova, i nisa e-mail, ku i thosha se kam qenë oficer i Policisë Gjyqësore dhe jo prokuror në Vlorë. Por gjuha gjermane dhe termat juridikë nuk e njohin në gjermanisht termin oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurori. Ata i quajnë prokurorë.
Në çfarë periudhe keni punuar në Prokurorinë e Vlorës?
Kam qenë oficer i Policisë Gjyqësore në Vlorë nga nëntori i vitit 2007 deri në prill të vitit 2017, kur më transferuan në Përmet. Megjithëse, ligji për veting dhe dispozitat kalimtare kushtetuese i ndalojnë transferimet apo lirimet.
Po motivacioni i transferimit, cili ishte?
Më 29 maj, Gjykata vendosi rikthimin tim në Vlorë dhe të nesërmen u lirova me faks. Motivacioni i shkarkimit jo e jo, por nuk është as neni i ligjit që i referohet shkresa e shkarkimit. Brenda një muaji janë nxjerrë më shumë se 40 urdhra lirimi dhe rekrutimi. Këtë gjë e tha edhe Gjykata Administrative e Tiranës.
Cila ishte ideja që ju kontaktoi gazetari gjerman? Ju kontaktoi vetëm ju apo edhe prokurorë apo oficerë të tjerë të Policisë Gjyqësore?
Gazetari gjerman ka burimet e tij. Nuk besoj se ka dobësi për hetuesit e vjedhjeve të kapakëve të pusetave.
Çfarë çështjesh keni hetuar në Vlorë?
Unë në 10 vjet kam hetuar një gamë të gjerë veprash penale. Nga vrasjet e trefishta, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, falsifikime, shpërdorim detyre të zyrtarëve të lartë. E sfidoj Ramadan Trocin të nxjerrë një dosje timen me vjedhje kapakësh pusetash.
Së fundmi, cila ishte çështja që po hetoje para transferimit në Përmet?
Kam pasur në dorë rreth 20 çështje në atë kohë. Kam qenë pjesë e hetimeve të rëndësishme.
Ju kanë kërcënuar?
Mund të ngrini pyetje pse Prokuroria e Vlorës pushon hetimet për njerëz që i mban 7 muaj në kërkim, me mandat arresti, pa i marrë as në pyetje.
Prokuroria në reagimin e saj e konsideron artikullin si një argument tuajin për të kërkuar azil në Gjermani apo në vende të tjera të BE-së. Keni një reagim për këtë?
As nuk kam kërkuar dhe as nuk do të kërkoj ndonjëherë azil.

Continue Reading

LAJM PARA: Stuhia ne Hjuston te SHBA, u merr gjithcka te pakten 20 familjeve shqiptare atje
LAJM PAS: VIDEO/ Zjarri ne Zogaj, frike per banesat dhe lokalet ne zone

TË FUNDIT

EMRI – U shkarkua në Kosovë nga Agjensia e Inteligjencës, Rama ia propozon Begajt si drejtore të SHIK-ut këshilltaren…
  • News

EMRI – U shkarkua në Kosovë nga Agjensia e Inteligjencës, Rama ia propozon Begajt si drejtore të SHIK-ut këshilltaren…

2 weeks ago
TRAGJIKE – Bie nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, humb jetën 13 vjeçari somnambul, ishte i vetëm në banesë
  • News

TRAGJIKE – Bie nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, humb jetën 13 vjeçari somnambul, ishte i vetëm në banesë

3 weeks ago
FOTO – “Nuk marrim asnjë vendim pa u konsultuar me ju”, Sali Berisha me kandidatët e primareve: Jeni zgjedhur me votën e lirë
  • News

FOTO – “Nuk marrim asnjë vendim pa u konsultuar me ju”, Sali Berisha me kandidatët e primareve: Jeni zgjedhur me votën e lirë

3 weeks ago

TË FUNDIT

  • “Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës
  • EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…
  • “Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik
  • “Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
  • “Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha”, Spartak Braho “skanon” ish- kryeministrin dhe tregon “planin” që ai ka…
  • BBVIP – “Kam tentu me i marr jetën vetes”, Luizi shokon banorët me sekretet e tij: Kam flirtuar me mamanë e një…

TË FUNDIT

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës
  • Kryesore

“Ndryshimi është domosdoshmëri”, Bardh Spahia takim në Rrethina: 14 maji rrëzon me votë pushtetin e Edi Ramës

52 mins ago
EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosën me thikë dhe pistoletë njëri- tjetrin, ndërrojnë jetë në spital personat e përfshirë në konflikt…

1 hour ago
“Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik
  • Aktualitet

“Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm”, Bashkia Shkodër denoncon vjedhjen e radhës të kabllove të ndriçimit publik

4 hours ago
“Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
  • Kryesore

“Ty dhe Luizin çift gjithë jetën…”, Kiarës i del në mbrojtje gjyshe Leta: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.