Ndërkohë që protesta e opozitës u mbyll e qetë dhe pa incidente, analisti Fatos Lubonja analizon protestën, pjesëmarrjen, fjalët e liderëve të politikës dhe mesazhet që ajo përcolli.
Kjo ishte një protestë e organizuar nga opozita dhe një nga gjërat kryesore që lidhet me protestën në vend është numri i njerëzve, u mblodhën aq sa të trembet shumica, që të krijohet përshtypja nëse ky vend është në dëshpërim apo jo.
Por ju e patë pjesëmarrjen, ne e transmetuam live..
Pjesëmarrja njësoj si e mëparshmja, cik më shumë, cik më pak, tregon një gjë që është evidente, që këto janë protesta militantësh, njerëzish të revoltuar të pjesës opozitare të organizuara, por nuk ka një pakënaqësi popullore të gjerë dhe një organizim që prej kohësh ka humbur në vend.
Po në ato që njerëzit thanë kishin ankesa dhe arsyet për protestën
Cështja është nëse, kjo situatë shumë e rëndë a ka një përgjigje popullore, apo mbetemi te përgjigja enjë opozite që ka problemet e veta, Një pjesë e mirë e popullit që ka këto shqetësime nuk shkon aty që ta bëjë bulevardin të pëlcasë. Protestë që mirë bën opozita që e organizon, se tregon që është gjallë dhe ka një pjesë të konsiderueshme të popullit me vete e ngre cështje të vetat./panorama/