
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në lagjen Çole të Vlorës.
Gazetari i Panorama, bën të ditur se policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar çfarë ka ndodhur.
Burime nga policia njoftojnë se mes dy automjeteve ka pasur shkëmbime zjarri. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja apo shenja gjaku, por policia po punon për të zbardhur ngjarjen./panorama/