
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka bërë sot një deklaratë mjaft të fortë nga foltorja e Kuvendit. Duke iu referuar opozitës dhe pikërisht Partisë Demokratike, Rama është shprehur se “logoja e PD-së dhe ajo e LSI-së do të shkojë për skrap.”. Deklarata e fortë, ka ngjallur reagimin e bashkëthemeluesit e liderit historik të PD-së Sali Berisha. Me një shënim në Facebook, ish- kryeministri ka mbajtur një qëndrim publik të rreptë ndaj deklaratës të pasardhësit të tij në krye të qeverisë. “Koha nuk pret. Ne këmbe te gjithe t’i tregojme ketij bastardi dhe vasaleve te tij koshin e fundërrinave qe meritojnë”, shkruan ish- kryeministri.
Postimi i plotë i Berishës:
Nje thirrje lufte nga Edvin Kristaq Xhelati!
Skizofereni, bir xhelati beson se do shndërroje ne skrap logon e PD!
Te dashur miq, sot bastardi i xhalatit te poetit disident Havzi Nela, skizoidi Edvin Kristaq Rama deklaroi para shqiptareve nga strofulla e tij e krimit se ai do shndërrojë ne skrap logon e Partisë Demokratike.
Me kete deklarate paranojake te llojit te babait te tij shpirtëror, Hitlerit shqiptar te Pasluftes, Enver Hoxhës, Edvin Urrejtja ka ftuar ne lufte per jete a vdekje, çdo qytetar te këtij vendi, per te cilët liria dhe dinjiteti i fituar ne liri jane te vlefshme per çdo sakrifice.
Deklarata e këtij bastardi te xhelateve të diktaturës se do të shndërrojë në skrap logon e Partisë Demokratike, partisë që përmbysi pushtetin e Enverit, Spiros, Kristaqit, eterve te tij barbare, partisë qe vendosi pluralizmin politik, qe ndau epokat dhe vendosi sistemin demokratik dhe ekonominë e tregut, qe anetaresoi Shqiperine ne Keshillin e Europes dhe NATO, qe firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe hoqi vizat me Bashkimin Europian dhe mori rekomandimin per statusin e vendit kandidat, eshte thirrje kushtrim lufte per çdo qytetar, per te shnderruar sa me pare e me te gjitha mjetet ne kalbesire te historise skizofrenin hakmarres, qe shfryn me urrejtje kafshe te terbuar per pushtetin e humbur te eterve te tij mizor.
Deklarata paranojake e te birit te Kristaq Xhelatit se do shndërrojë ne skrap logon e Partisë Demokratike, partisë qe javen e pare te themelimit te saj do shpallte yllin e saj polar çështjen kombëtare, te shitur nga eterit e tij tradhtar, do te vendoste me sukses ne krye te axhendes se saj ndërkombëtarizimin e çështjes se Kosovës dhe shqiptareve ne trevat e tjera, do arrinte te miratonte rezoluta ne samite ndërkombëtare qe sanksiononin te drejtën e shqiptareve te Kosovës për vetëvendosje dhe do te jepte kontribut te pazëvendësueshëm ne Pavarësinë e Kosovës dhe njohjet e saj, eshte kushtrim ftese per te gjitha ata qe ndjehen shqiptar per t’u ngritur dhe shndërruar me çdo kusht dhe me çdo çmim në ngordhësirë te historisë Zografin e dyte, qe per karrigen e tij kerkon te tregetoje me territore shqiptare dhe qe ne këto përpjekje te tradhtisë se larte kombetare, se bashku me qarqet e huaj albanofobe, shef tek Partia Demokratike pengese te pakapërcyeshme.
Koha nuk pret. Ne këmbe te gjithe t’i tregojme ketij bastardi dhe vasaleve te tij koshin e fundërrinave qe meritojnë! Sb