Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ligji i ri, myftinjte kane te drejte te lidhin martesa

ShkodraWeb 2 August, 2017
mart
Qeveria turke planifikon t’u japë myftinjve të drejtën për të lidhur martesa. Organizatat e grave paralajmërojnë protesta. Që pas futjes në përdorim të Kodit Civil në vitin 1926 martesat në Turqi mund të lidhen vetëm përpara nëpunësit të gjendjes civile. Certifika zyrtare e martesës ishte po ashtu kusht për lidhjen e martesës në xhami apo në një institucion tjetër fetar. Çiftet që nuk martoheshin në gjendjen civile, por vetëm përpara përfaqësuesit të fesë dënoheshin me dy deri në gjashtë muaj burg, shkruan Deutsche Welle.
Por dy vjet më parë Gjykata Kushtetuese e hoqi kushtin që për të lidhur martesë në një institucion fetar duhej përpara të ishe martuar në gjendjen civile, me arsyetimin se martesat para një kleriku nuk janë në kundërshtim me parimet e së drejtës penale.
Tani qeveria turke po shkon një hap më tej. Sipas legjislacionit të ri autoritetet lokale fetare, pra myftinjtë, do të kenë të drejtë të lidhin martesa që janë ligjërisht të vlefshme si ato të lidhura në zyrtat e gjendjes civile.
Kritika për fundin e laicizmit
Parlamenti pritet të votojë për ligjin pas pushimeve të verës. Por meqë partia islamiko-konservatore AKP ka në parlament shumicën dhe mbështetet edhe nga partia nacionaliste MHP ligji mund të miratohet pa debate.
Partia më e madhe opozicionare CHP, që konsiderohet si mbrojtëse e laicizimit në Turqi, është kundër këtij ligji. Edhe partia kurde HDP është kundër dhe e sheh këtë ligj si përpjekje të AKP-së për të futur në përdorim ligje anti-laike të bazuara në rregulla islamike. Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag, tha se ligji nuk bie në kundërshtim me parimin e laicizimit dhe se me ligjin e ri mbrohen më mirë të drejtat e grave në martesë.
Protesta nga organizatat për të drejtat e grave
Organizatat për të drejtat e grave po përgatiten për protesta, sepse sipas mendimit të tyre ligji i ri do të çojë në shtimin e martesave të të miturave dhe do t’u japë mundësi burrave të martohen më tepër se me një grua njëkohësisht. Ato mendojnë se myftinjtë nuk do ta respektojnë ligjin për moshën minimale të martesës si dhe kushtin që personat duhet të jenë të pamartuar.
Aktivistja për të drejtat e grave Gjylsyme Kava dhe presidentja e shoqatave të grave Canan Gylly e konsiderojnë miratimin e një ligji të tillë shtypje dhe poshtërim të grave. Organizatat për të drejtat e grave i kanë dërguar një letër presidentit Erdogan ku kërkojnë prapësimin e këtij ligji.

Post navigation

Previous: Exclusive/ Kryebashkiaku i Lezhes largon nga puna me “nje te rene te lapsit” 100 punonjes
Next: Drejtoret e spitaleve vijojne te sfidojne kryeministrin, nuk japin doreheqje, arsyeja…

TË FUNDIT

osmani gjykata kushtetuese 2026

“34 ditë kohë për të zgjedhur Presidentin”, Kushtetuesja e Kosovës: Dekreti i Osmanit pa efekte juridike

ShkodraWeb 25 March, 2026
IMG_5201

Albin Kurti dhe Vetëvendosje! drejt një fitore të thellë në Kosovë, me mbi 50% të votave…

ShkodraWeb 28 December, 2025
kuti votimi kosove 2025

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, 21 komuna njohin kryetarët, Prishtina shkon në balotazh

ShkodraWeb 13 October, 2025

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 19 maj 2026…

ShkodraWeb 19 May, 2026
ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.