
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Torovicë të Lezhës, ku 3 persona kanë humbur jetën teksa udhëtonin me një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV dhe një masiv shkëmbor ra mbi makinë duke e copëtuar gjysmën e tij. Deri në këto momente, janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor.
Sipas burimeve, viktimat janë dy meshkuj vëllezër me njëri-tjetrin dhe një femër, bashkëshortja e njërit prej tyre./panorama/