Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

LETRA/ Motra e gjyqtares shkodrane e vrare nga bashkeshorti leter prekese Erion Veliajt

ShkodraWeb 3 October, 2017
fildesLeterMotra
Familja e gjyqtares u zhvendos në një banesë, qiranë e së cilës e paguan Bashkia e Tiranës dhe me ndihmën e donatorëve u bë dhe mobilimi i shtëpisë. Gjithashtu përmes drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale bashkia është angazhuar që të plotësojë dokumentacionin për heqjen e kujdestarisë së fëmijëve babait të burgosur dhe dhënien me vendim gjykate tezes së fëmijëve. Nga dhënia e kujdestarisë secili prej fëmijëve përfiton 9 mijë lekë ne muaj.  Ndërkohë në bashkëpunim me donatorë privat fëmijëve iu është siguruar dhe transporti falas për në shkollë.
LETRA E PLOTË E MOTRËS SË GJYQTARES
“Shumë i nderuar Z.Veliaj,
Unë që po ju shkruaj, quhem Amela Hafizi (Asllanaj) motra e së ndjerës Fildeze Hafizi gjyqtares së vrarë.
Më lejoni që, nëpërmjet kësaj letre, në emrin e prindërve të mi, të fëmijëve të së ndjerës dhe timin t’ju shpreh vlerësimin, mirënjohjen dhe konsideratën time më të lartë për mbështetjen e çmuar dhe të vyer që na keni ofruar në një moment kaq të kobshëm për familjen tonë dhe mbi të gjitha për fëmijët e Fildezit.
Ju jemi mirënjohës pasi në ditët tona më të vështira ju dhe stafi juaj na i ndodhët pranë duke na suportuar jo vetëm si institucion por edhe si individë, si njerëz të thjeshtë dhe humanë të prekur nga situata dhe tragjedia jonë.
Duam t’ju falënderojmë juve personalisht Z. Veliaj që bëtë të mundur që e ardhmja e fëmijëve të mos ndërpritej nga tragjedia, duke na ardhur në ndihmë në një moment kur menduam se e gjithë bota u përmbys. Ju falënderojmë për disponibilitetin dhe kohën rekord në të cilën na keni ardhur në ndihmë. Juve na bëtë të kuptojmë se në këtë botë ka ende njerëz shumë të mirë me zemër të madhe dhe dëshirë për të ndihmuar.
Një falënderim të veçantë kanë stafi juaj i mrekullueshëm të cilët punuan me profesionalizëm dhe shumë humanizëm ku në veçanti dua t’ju shpreh vlerësimin tim më të lartë për Znj. Anisa Ruseti dhe Z. Fatjon Dhuli gjithashtu mirënjohje për Anilën, Aurorën, Arjetën e shumë të tjerë që mbase nuk jua dimë emrat por na suportuan pa hezituar duke bërë të mundur që prindërit e mi dhe mbi të gjitha fëmijët të kenë një strehë.
Ju lutem Z. Veliaj t’i transmetoni falënderimet e mia stafit tuaj të vartësisë për vlerësimin dhe gatishmërinë maksimale të treguar nga ana e tyre. Zoti ju bekoftë ju dhe të gjithë personat që na qëndruan pranë në një moment kaq të vështirë. Duke ju uruar punë të mbarë, suksese të mëtejshme dhe çdo të mirë”, shkruhet në letrën dërguar Veliajt.

 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: LAJMI/ Kryeministri Rama me urgjence drejt SHBA, a ka lidhje me deklaraten e Lu?
Artikull pasardhës: Partia Republikane merr borxh deputete te PD-se, krijon Grup Parlamentar (emrat)

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrestim malesi madhe 2026

Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.