Pas ngjarjes në Bularat ku forcat RENEA ekzekutuan një shtetas grek, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Mesazhi i shefitt të qeverisë shqiptare është mjaft i qartë dhe i fortë për fqinjët grekë. Rama shkruan:
Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste.