Skip to content
12 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Lajm i mire per drejtuesit e mjeteve, siguracionet e makinave ulen me 30%

ShkodraWeb 4 September, 2017
sigmak
Siguracionet e makinave janë ulur sot me 30% në tregun vendas nga ana e kompanive të sigurimit. Bëhet fjalë për sigurimin motorik të detyrueshëm të njohur si TPL (sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta). Në datën 24 gusht në treg ndodhi e njëjta situatë ku çmimet u ulën me 20% (Siguracionet, kompanitë ulin çmimet me 20 %, ja sa kushton sot një policë ) por pak ditë më vonë u kthyen në normalitet për të përsëritur sot të njëjtin cikël por me një ulje më të theksuar. Nga një vëzhgim i Monitor, kompanitë duket të kenë dy sjellje në treg. Të parët shkruajnë primin aq sa e shesin ndërkohë që të dytët shkruajnë primin normal, pra pa ulje, por që në mënyrë informale aplikojnë uljen.
 Sa shitet sot një policë sigurimi
Sot një policë për mjetet me kubikazh deri në 1600 cm3 dhe më e re se 10 vite shitet 11 700 lekë ndërkohë që më herët ky çmim mesatarisht në treg ishte 17.600 lekë. Për një mjet me të njëjtën fuqi motorike por që është e barabartë ose më e vjetër se 10 vite primi sot është rreth 12 000 lekë ndërkohe që më herët ishte rreth 18 000 lekë. Për mjetet me kubikazh 1600-2500 cm3 dhe me vjetërsi më të vogël se 10 vite primi i sigurimit ishte rreth 18 300 lekë ndërkohe që sot i njëjti prim shitet rreth 12 000 lekë. Për një mjet me vjetërsi të barabartë ose më të madhe se 10 vite primi që shkruhet nga kompanitë është rreth 12 500 lekë ndërkohë që më herët ky prim kishte një mesatare prej 18 900 lekë. Për mjetet që kanë një kapacitet motorik mbi 2500 cm3 dhe janë më të reja se 10 vite, pra pas 2007, primi i ri është 12 500 lekë ndërkohe që më herët ishte 19 000 lekë. Për mjetet me të njëjtin kapacitet por me vjetërsi më të madhe se 2007 primi i sotshëm është 13 000 lekë ndërkohë që më herët ishte rreth 19 500 lekë.
Ulet edhe kartoni jeshil me 50%
Ulja e primit nuk është bërë vetëm tek TPL por edhe tek kartoni jeshil. Kompanitë po aplikojnë sot çmime 50% më të ulëta. Konkretisht kartoni jeshil për një afat 15 ditor nga 40 euro po shitet 20 euro ndërkohë që ai për një afat 1 mujor nga 60 euro në 30 euro. /monitor/

 

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Akademia e Shkencave asnje pune, por i kushton shqiptareve 960 milion leke ne vit
Artikull pasardhës: RISTRUKTURIMI/ 1480 kryetare socialiste do je jene “kurban” i 25 qershorit

TË FUNDIT

policia-shkoder

Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
vllaznia- tirana 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, Vllaznia mund me përmbysje Tiranën…

ShkodraWeb 27 February, 2026 0
dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • “Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane 12 March, 2026
  • VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit… 12 March, 2026
  • STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë… 12 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 12 mars 2026… 12 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të ri, ja kur pritet të mblidhet sërish Bordi i Administrimit i UNISHK… 11 March, 2026
  • FOTO – Universiteti “Luigj Gurakuqi” prezanton në Lezhë ofertën dhe risitë e vitit të ri akademik… 11 March, 2026
  • VIDEO – “Situata po shkon drejt gjakderdhjes”, banorët e Baks- Rrjoll sërish protestë para SPAK, nxjerrin emrat… 11 March, 2026
  • Humb jetën në rrugë në lagjen Kiras 52- vjeçari, një zjarr përfshin ndërtesën dykatëshe në Rrenc… 11 March, 2026
  • DOSSIER – Vrasjet nga shteti komunist në kufirin Shqipëri-Mali i Zi ende pa drejtësi… 11 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 11 mars 2026… 11 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

belinda balluku spak 2025

“Goditja e korrupsionit në rangun e lartë, kusht për integrimin”, imuniteti i Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
votimi balluku kuvend 2025

VIDEO – Partia Socialiste zyrtarizon qendrimin e saj për Ballukun, voton kundër heqjes së imunitetit…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
transport-publik

STATISTIKA – Shqiptarët ndër përdoresit më të shumtë të transportit publik në Europë…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 mars 2026…

ShkodraWeb 12 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.