Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur për herë të dytë ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi.
Lajmi konfirmohet për Report Tv nga vëllai i Ismail Morinës, Xhevahir Morina në një lidhje telefonike.
Pas kthimit të dosjes nga Gjykata e Lartë për rigjykim në Shkallën e Parë, sërish Gjykata e Dubrovnikut ka vendosur që shqiptari të ekstradohet.
Tashmë pritet hapi i radhës nga pala mbrojtëse, e cila me shumë mundësi do të vendosë që të apelojë sërish në Gjykatën e Lartë.
Por edhe nëse Gjykata e Lartë do të vendosë që të ekstradohet, fjalën e fundit do të thotë ministri i Drejtësisë së Kroacisë për ekstradimin në Serbi. /shqiptarja.com/