Kush janë “Deshmitarët e Jehovait”, cila është “ana e errët” e sektit sipas mediave të huaja…

Kur lindën në Amerikë në vitin 1870 quheshin “studentë biblikë”, pavarësisht se themeluesi i tyre Charles Taze Russell, nuk kishte asnjë përgatitje në studimin e librave të shenjtë. Bëhet fjalë për një kult kristian që distancohet nga të tjerët: Nuk ekziston trinia e shenjtë dhe mohojnë vìrgjërínë e Shën Marisë; férri është várrì i përbashkët i llojit njerëzor; kur të jetë fundi i botës do të mbijetojnë vetëm Dëshmitarët e Jehovait. Ndërsa do të shuhet pjesa tjetër e “botës së keqe”.


Pasi ka frekuentuar për shumë kohë antarët, Dr. Claudio Forte, ka përcaktuar 7 pika mbi strukturën teologjike e sociale të kësaj organizate që aktualisht numëron rreth 8.6 milion ndjekës aktivë në të gjithë botën.

– Udhëheqësit shpirtërore tentojnë të marrin kontrollin total të antarëve të tjerë

– Përdoren teknika të presionit psikologjik

– U imponohet atyre një stil jetë shumë i ngurtë që përfshin çdo aspekt të jetës private dhe publike

Mbështet ShkodraWeb Media

– Përshtasin domëthënien e shumë termave për ti adaptuar me kultin e tyre, kritika që u bëhen nga teologët edhe lidhur me përkthimin e tyre të Biblës

– Të gjitha kishat e tjera dënohen pa asnjë apel

– Çdo lloj kritike shihet si një akt persekutues

– Tentohet të shenjestrohen për rekrutim subjektet më të dobëta dhe lehtësisht të manipulueshme

Nuk ka asnjë mënyrë paqësore për të dalë nga organizata, duke pësuar izolimin total nga ana e antarëve të tjerë, pa përjashtim edhe për raportet familjare.

Që nga 1975 ka studime që trajtojnë raste të shqetësimeve mendore për shumë antarë të kësaj organizate, një nga më të njohurit i vitit 2015 që përqendrohet tek pasojat e dizasociimit ose izolimit të plotë të të larguarve nga antarët e tjerë të komunitetit, përfshi edhe familjarët e afërt.

Sipas një studimi që i referohet Bergman, në spitalet psokiatrike shtetërore e private dhe në klinikat e shëndetit mendor të Shtetit Ohio në SHBA-së, nga 1972 deri në 1986, evidentohet se deshmitarët e Jehovait numëronin të shtruar për probleme mendore nga 10 deri në 16 herë më shumë se popullsia në përgjithësi.

Të gjithë ata që janë marrë me zhvillimin e analizave kritike të këtij kulti, nuk kanë mundur të mos vënë re praninë edhe të rasteve të vetëflíjìmit, të lidhura me probleme të bashkëjetesës brenda sektit. Fatkeqësisht, besimtarët nuk kanë të ndaluar vetëm transfuzionet por edhe vizitat psikiatrike. Kjo e bën shumë të vështirë, thuajse të pamundur, ti japësh një ndihmë konkrete atij që pa shqetësime mendore. /Marrë nga media italiane, përktheu e përshtati ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel