ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Kush i censuron pamjet e ndeshjeve të Superligës shqiptare…?!”, pas ndeshjes me Partizanin reagon ish- deputeti

Ne ndeshjen Vllaznia- Partizani ka patur serish raste te diskutueshme te cilat edhe mund te kene vendosur fatin e saj. Shkodranet pretendojne per nje 11-metersh te padhene pa to, per nje karton te kuq te padhene per Brojen e Partizanit qe ne pjesen e pare dhe pse jo, edhe per nje pozicion te diskutueshem te Çinarit ne rastin e golit te dyte.

Por nese dikush deshiron t’i shohe dhe t’i diskutoje keto raste te dyshimta, deri ne keto momente nuk mund ta beje kete gje. Kjo ka bere te reagoje ish- deputetin demokrat te Shkodres Romeo Gurakuqi.

Me nje status te publikuar ne profilin e tij ne rrjetet sociale, ai mundohet te ngreje shqetesimin e tij por edhe te shume tjereve per censurimin e pamjeve nga kompania qe transmeton ndeshjet e Kategorise Superiore. Ai ka qene ne stadium per te ndjekur kete ndeshje, ka patur dyshimet e veta per keto raste dhe ka dashur t’i rishohe me pas per te krijuar nje ide te qarte nese “Vllaznise i eshte ngrene haku” apo jo.

Por ne fakt nuk ka arritur te gjeje pamje kund te ketyre momenteve prandaj dhe ka vendosur te reagoje.Ja çfare shkruan ish- deputeti:

“Per te kuptuar si menaxhohen rezultatet e ndeshjeve te Kategorise Superiore te Kampionatit Shqiptar te Futbollit, mjafton te besh nje kerkim te thjeshte ne rrjet per te gjetur videon e ndjeshjes se djeshme Vllaznia- Partizani 1-3.Nuk e gjen askund! Dikush eshte kujdesur ta censuroje sa duhet.

Digitalb e ka detyrim kontraktual dhe si rregull duhet t’u ofroje abonenteve versionin e plote te rasteve te diskutueshme te kesaj ndeshjeje. Nuk e ben. Emisioni i ofruar nga kjo platforme televizive (qe zoteron te drejta perjashtuese per cdo konkurent) shkurtohet deri ne detaje me nje kujdes te posacem.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka per detyre te ruaje asnjanesine dhe zbatoje me rreptesi drejtesine sportive, ne respekt te publikut dhe institucionit qe perfaqeson, por ka vendosur ta kaloje ne heshtje skandalin e djeshem ne Stadiumin “Loro Borici”.

Duket sikur ka nje qeverim te perbashket te Kampionatit te Futbollit, qe fillon nga Klubi “Partizani”, zgjatet tek FSHF dhe permbyllet tek monopoli DIGITALB.

Pyetja qe behet eshte kjo: Cili institucion kontrollon “perandorine” pa frere te biznesit te futbollit shqiptar? Si eshte e mundur qe ne kete vend ku ka ligje te vecanta per konfliktin e interesit, te njejtet njerez (nga e njejta familje, konsiderojeni si te deshironi) drejtojne qeverisjen ekzekutive, jane ne presidence klubesh, komandojne strukturen vendimarrese te mediave sportive, linjat e arbitrimit sportiv dhe jane po ashtu edhe redaktoret finale te kronikave sportive dhe emisioneve analizuese te kampionatit”- shkruan ish- deputeti Gurakuqi.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.