ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

OPINION/ Nga shpulla franceze humbën 4 milionë shqiptarë, fituan 4 zuzarë…

Sot Opozita shqiptare duhet të ishte para kryeministrisë,

Sot nacionalistët shqiptar duhet të ishin para ambasadës Franceze.

Sot shoqëria civile duhet të ndizte Tiranën.

Sot azilantën shqiptar duhet të vishnin jelekët e verdhë në Paris.

Sot intelektualët duhet ti apelonin gjithë botës.

Sot qeveria duhet të jepte dorheqje.

Sot parlamenti duhet të shpërndahej.

Sot presidenti dhe Kryeministri duhet dorzëzonin çelsat,

30 vjet mashtrim dhe premtime.

30 vjet fobi ndaj ndërkombëtarve.

Këto ishin frutet e pemës që mbollën 3 dekada. Shqipëria përfundimisht jashtë Europës si kombi më i përçmuar nga rracizmi francez, hollandez etj.

Ku janë ata militantë që kur rrezikon Berisha dhe Meta të burgosen e djegin Tiranën?

Ku janë ata idiotë që nuk shohin se Berlini, Washingtoni, Roma, Brukseli e duan Shqipërinë më shumë se PD dhe PS-ja.

Ku janë ata që heshtin edhe kur SOROSI e mbron më shumë se politikanët tanë Shqipërinë?

Ku janë Monika dhe Lulzimi që përfitojnë nga izolimi?

Mos prisni që të protestojnë sepse ata po festojnë.

Ata përfitojnë nga izolimi.

Jashtë BE nuk u kërkon llogari askush.

Nuk do ngrihet as SPAK dhe as VETING.

As reformë zgjedhore nuk do të ketë.

Rrini të qetë o milet i verbër.

Fundja nga shpulla franceze: Humbën 4 milionë shqiptarë dhe fituan 4 zuzarë.

Ata as nuk do i burgos kush dhe as nuk i largon kush.

Në kurriz do i keni edhe për 20 vjet. /Nga Kreshnik SPAHIU, ish- kryetar i “Aleanca Kuqezi”/

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.