Kush eshte vajza qe perloti sot sallen e Parlamentit, e tregon Lulzim Basha…

Kryetari i PD Lulzim Basha ka postuar ne Facebook nje mesazh lidhur me zonjen qe sot perloti te gjithe sallen e Kuvendit. Basha le te kuptohet se ai mesazh i ka ardhur nga dikush qe njeh Rigerta Lokun. Basha shkruan: “Pa koment:
“Zoti Kryetar Basha, mirëmbrëma! Ndonëse nuk aderoj në partinë tuaj madje kam votuar majtas cdo zgjedhje me përjashtim të këtyre të fundit ku nuk votuam familiarisht, dua t’ju informoj: Vajza, që “përloti” parlamentin punon për një kompani private dhe drejton një zyrë në Rrëshen, është nga Mamurrasi dhe jeton në Rubik, udhëton me makinën e saj personale çdo ditë nga Rubiku në Rrëshen, ferma e saj drejtohet nga familja, e angazhuar politikisht me LSI deri para pak kohësh, e afërt dhe e dirigjuar nga Kryetari i Bashkisë Ndreca, politikisht e orientuar majtas familjarisht dhe e gjitha duket inskenim teatral i Ramës.”. /ShkodraWeb/