Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kush është Alfio Rrotani, kuzhinieri nga Bushati i Shkodrës që e presin në SPAK për tenderin e Tan Agollit për “menunë 500 milion”

ShkodraWeb 2 February, 2022
alfio rrotani

Jemi mësuar ta shikojmë në faqet e showbizz, në ndonjë emision gatimi apo përmes batutave, si i ftuar në emisionet e pasdites, por shumë shpejt Alfio Rrotani, kuzhinieri i famshëm do të ketë të bëjë me prokurorët e SPAK.

Ai është përfshirë në skandalin me tenderin e FSHZH të drejtuar nga Dritan Agolli. Bëhet fjalë për një tender për hartimin e menusë së projektit të “100 fshatrave” dhe realizimin e një dokumentari. Për këtë tender janë paguar plot 500 milion lekë dhe i përzgjedhur nga FSHZH është kuzhinieri Alfio Rrotani.

Përvec tenderit të fryrë, skandali thellohet edhe më shumë kur mësohet se Alfio ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar” në Hallamaj tek Gjiri i Lalzit në Durrës. Restoranti është në pronësi të Flladi Agollit, djali i drejtorit të Fondit shqiptar të zhvillimit Dritan Agolli. Por kush është kuzhinieri i njohur dhe si ia doli ai të shndërrohej nga një emigrant i rikthyer rishtazi nga Italia, në shefin ‘me pesë yje’ që do të verifikohet nga SPAK?

Fituesi i Masterchef

Në vitin 2014, ai fitoi Masterchef. Djaloshi i kthyer nga Itali, arriti të bindte jurinë për talentin e tij në kuzhinë, duke nisur kështu një rrugë jo vetëm drejt kulinarisë, por edhe televizionit. Fill pas këtij konkursi, ai nisi të ishte gjithnjë e më prezent në media, ku iu dedikua edhe emisioneve të gatimit. Së bashku me mikun e tij, Indrit Çela nisën në “Tv Klan” emisionin e gatimit “Bukë, kripë dhe zemër”, një emision që u prit shumë mirë nga publiku. Dhe menjëherë pas këtij formati, Alfio dhe Indriti sollën “Sfida e Gatimit”, sigurisht një emision gatimi, ku të ftuar të ndryshëm me ndihmën e shefave konkuronin me njëri-tjetrin.

Dy kuzhinierët ishin në ekrane edhe përgjatë verës, ku udhëtonin në vendet turistike, për të zbuluar më shumë nga kulinaria e qyteteve shqiptare. Me karizmën që e karakterizon, Alfio ia doli që ta shndërrojë këtë emision në një ndër më të dashurit në këtë zhaner. Sezonin e fundit televiziv, ai u shkëput nga miku i tij Indriti, duke u shfaqur i vetëm, teksa realizoi formatin “Aventura e Alfios”, ku veç kuzhinierit, atij iu desh të bënte edhe gazetarin, teksa intervistonte të ftuarit e tij.

Biznesi

Suksesi në televizion, e shtyu edhe drejt suksesit në biznes. Ai së bashku me mikun e tij Indritin paralelisht me emisionin hapën edhe restorantin e tyre. “Kripë dhe Piper” quhet restoranti që dy shefat hapën së bashku, duke u shndërruar shpejt në një emër të suksesshëm në Tiranë. Të shpeshta janë postimet nga restoranti në rrjetet sociale, duke treguar përgatitjen e recetave, por edhe ambjentet e brendshme. Por dy shefat nuk u ndalën me kaq, duke e çuar eksperiencën e tyre në një tjetër nivel. Së bashku ata themeluan edhe shkollën e kuzhinës, “Masterchef”, duke përgatitur breza të ri kuzhinierësh në një formim që zgjat dy vjet.

Dashuria me moderatoren

Ishte viti 2018 kur Alfio nisi të përflitej për një lidhje me kolegen e tij Fatma Methasani. Dyshja vendosi ta bënte publike lidhjen e tyre pak muaj pas thashethemeve, duke u shprehur se kishin nisur edhe bashkëjetesën. Që nga ajo ditë çifti është i pandarë nga njëri-tjetri. Tashmë ata janë edhe prindër të një djali 2 vjeçar. Në rrjetet sociale ata postojnë shpesh foto së bashku, ku nuk mungon as Noah. Vetëm pak kohë më paë, shefi i kuzhinës foli edhe për planet e dasmës, duke bërë me dije se ende nuk ishte realizuar, për shkak të gjendjes financiare. Alfio tregoi se dëshira për dasmën nuk mungon, megjithatë ai po punon fort për të qenë i siguruar ekonomikisht, madje një arsye tjetër që dasma e tyre po shtyhet është i biri, Noah. “Dasmën unë e shoh si diçka që nuk duhet bërë për të plotësuar dëshirat e familjarëve, të shoqërisë. Dasmën në radhë të parë duhet ta ndjesh shumë. Kur të jem në rregull nga ana financiare, kur të jem super i sigurt, kur e di që do të bëj diçka të veçantë që s’e ka bërë njeri deri më sot… Fundja është kujtim që të ngelet gjithë jetën dhe pres që të më rritet dhe pak çuni, se kam qejf që çuni të m’i sjelli unazat.”- rrëfeu Alfio.

Rrjetet sociale

Alfio është një nga shefat e kuzhinës me më shumë ndjekës në Instagram. Rreth 65 mijë ndjekës virtual ka ai aktualisht, duke i shtuar edhe më shumë popullaritetin në rrjetet sociale. Kryesisht në rrjetet sociale ai publikon foto me djalin e vogël dhe me partneren e tij, Fatmën. Por natyrisht që kur flasim për një numër të lartë ndjekësish nuk mund të mungojnë edhe postimet nga restoranti i tij, si për ta promovuar edhe më shumë këtë ambjent. Më tej në rrjetet e tij sociale bien në sy udhëtimet e luksit që bën me familjen. Çifti festoi 5 vjetorin e lidhjes së tyres në Dubai, duke u arratisur për disa ditë romantike vetëm për vetëm. Postimi i tij i fundit është edhe ditën e djeshme, ku ka uruar djalin e tij për 2-vjetorin. Natyrisht që festa është mbajtur në restorantin e tij, ku festa ka vijuar, pavarësisht lajmit që kishte nisur të qarkullonte për menynë e shtrenjtë, të paguar nga paratë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. /GazetaShqiptare.al/

Post navigation

Previous: NGA GENC POLLO – Për ata që rrudhin buzët me koalicionin…!
Next: A do të hiqen përfundimisht masat kufizuese në Shqipëri, ja lajmi që jep ministrja e Shëndetësisë…

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.