Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA GENC POLLO – Për ata që rrudhin buzët me koalicionin…!

ShkodraWeb 2 February, 2022
genc pollo shl

Në fillimet e pluralizmit dhe në zgjedhjet e 22 marsit 1992, PD bëri aleancë me PSD e Gjinushit e më vonë (1996, 1997) me një fraksionin të PSD (që u kthye në parti) mbasi fraksioni i Gjinushit u orientua nga PS.

Në vitin 2005, PAA e Xhuvelit u bashkua me koalicionin rreth PD-së, që ishte fitues.

Në vitin 2009, PD bëri koalicion me LSI për të arritur mazhorancën parlamentare e për të qeverisur edhe 4 vite.

Në vitin 2017, fushata e Lulzimit kryesisht sulmoi LSI-në (e cila kandidonte më vete dhe jo në aleancë me PS). Pasoja ishte perceptimi i PD-së si partner junior në koalicion me PS-në, i Lulzimit si zv/kryeministër në qeverinë ‘Rama 2’; pasoja e këtij perceptimi ishte humbja e interesit për të votuar nga elektorati demokrat, fryrja me vota opozitare e LSI-së dhe disfata historike më e thellë për PD-në e Lulzimit.

Në mars 2021, Lulzimi nënshkroi koalicion parazgjedhor me LSI-në. Ky ishte një ndër pak veprimet e arsyeshme; pavarësisht nga dritëhijet e bashkëpunimit gjatë fushatës deri në 25 prill.

Po i rendis këto fakte historike për të kujtuar lexuesin se aleanca e koalicioni me parti të vogla të spektrit të majtë ka qenë i zakonshëm për PD-në. Koalicioni me PS-në ka ndodhur vetëm në situata të jashtëzakonshme si 1991, 1997 dhe, fatkeqësisht, 2017.

Gjithashtu, për të tërë ata që vërejnë propagandën e Grupimit Lulzimi se për “koalicionin PD-LSI” (natyrisht nuk përmendin as partitë e tjera e as uzurpimin e vulës/siglës nga Lulzimi) duhet kujtuar se do të votohet për kandidatë të Partisë Demokratike legjitime. Të cilët fituan në primare.

Të gjitha partitë në opozitë (jo vetëm LSI e Demokristianët) po përkrahin kandidatët tanë. Përballë janë kandidatët socialistë; me asistencë nga personat që do të fusë në garë Grupimi Lulzimi.

Vini re se bëhet fjalë për garë mazhoritare me një raund. Jo për zgjedhje në këshillin bashkiak ku çdo parti hedh në fushë listën me kandidatët e saj.

Çdo votë që i hiqet kandidatit të PD-së nga Grupimi Lulzimi, i shërben direkt regjimit Rama e mëkëmbësve të tij në gjashtë bashkitë. /Nga Genc POLLO/

Post navigation

Previous: INTERVISTA E PLOTË – “Terrene me gunga dhe vendime të vështira gjyqtarësh”, Brdariç flet për prestigjiozen “Kicker”…
Next: Kush është Alfio Rrotani, kuzhinieri nga Bushati i Shkodrës që e presin në SPAK për tenderin e Tan Agollit për “menunë 500 milion”

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.