EMRI – Kush është 49 vjeçari që u fut me forcë dhe makinë dhe është zhdukur pa gjurnë nga mesdita e sotme

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Kamëz, ku u keqtrajtua dhe u fut pa dëshirën e tij në një makinë një person. Raportohet se është përballur me këtë situatë të jashtë çdo normaliteti shtetasi Jak Prenga.


Siç raportohet dy persona të maskuar e kanë futur me forcë në makinën e tyre 49-vjeçarin Prenga dhe janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:44, në rrugën “London”, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e personit të marrë peng.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!