“3.4 milion euro në Toyota Yaris”, Gjykata liron të gjashtë personat e arrestuar…

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë për 6 personat e dyshuar të rastit të bujshëm “Toyota Yaris”. Mësohet se është vendosur “Detyrim Paraqitje” për Elvis dhe Alfred Vladin, si dhe për biznesmenin Alban Mollaymeri, Agim Çekajn, Klevis Cani dhe Edi Lika.


Të gjashtë personat akuzohen për mosdeklarim të të hollave në kufi, ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit, u sekuestruan 3.4 milionë e 470 mijë euro cash, të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika.