Skip to content
2 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

“Kujdes! U kthye Ministria e Brendshme e komunizmit…!”

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Gati një vit pas mandatimit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm, vendi gjendet nën kërcënimin më të madh të mundshëm. Po kthehet policia dhe hetuesia komuniste. Nga raportimet mediatike të deri sotme, rezulton që Policia e Shtetit e drejtuar nga Ministria e Brendshme ka këto sjellje tipike:

1. Ndalime e shoqërime në polici, pa hesap, kriter apo standart! Në shkelje të hapur me Kushtetutën dhe ligjin e Policisë së Shtetit (neni 109).

2. Ekzekutimi i arrestimeve bëhet si qëmoti. Natën, nëpër banesa duke krijuar klimë terrori tek familjarët. Kërkesave të të arrestuarve për dokumenta, i jepet përgjigja standarte: “ e di ti se çke bërë, ti tregojmë letrat atje brenda”.

3. Dhunë fizike, psiqike po e po, në komisariate. Trajtim çnjerëzor dhe deri edhe me pasoja të rënda për jetën e shtetasve.

4. Dominim haptazi anti-kushtetues në proceset hetimore. Prokuroria gjendet tashme nën hyqmin e Ministrisë së Brendshme, falë edhe kaosit post reformë.

5. Megjithë kontrollin e hetimeve, fuqia provuese ndaj krimit nuk është përmirësuar. Ne mjaft raste ka përkeqesim. Arrestimet pa prova direkte dhe në vijim gjykimet në themel vënë në vështirësi gjykatat, të cilat janë nën presion shumë të madh.

6. Manipulohet haptazi vendngjarjet për të keq drejtuar hetimet. Rasti i grabitjes së prokurorisë së Durresit është më flagranti.

7. Ne trafikun e drogës nuk kemi asnjë të arrestuar të madh, megjithëse drogë kapet, Pronarët e saj jo. Kapen ose shoferët ose gomerët…

8. Asnjë i hetuar apo i arrestuar nga radhët e zyrtarëve të Partisë në Pushtet. Edhe ndonje që ka ngele nën hetim nga e shkuara i prishen provat, për të shkuar drejt pafajsisë.

9. Aktiviteti politik i policisë është si asnjëherë tjetër më parë. Për çdo ushtrim të lirive kushtetuese, qytetarët kërcënohen nga policia, ose me pergjim, ose survejim, ose shoqërim dhe procedim penal.

10. Asnjë i arrestuar nga kontigjenca e personave në kërkim. Madje për disa prej tyre shërbimet aleate kanë dhënë info të sakta pë vendndodhjen e tyre, por policia në vend ti arrestonte dërgonte njerëz për negociata me ta. Kështu u është dhënë mundësia të
kërkuarve të ndryshojnë vendstrehim.
Këtë e kam direkt nga burime të huaja këtu…

Nuk besoj se duhet më për të kuptuar se ç’Ministri të Brendshme që kemi! Më të keqen e mundshme në sistemin pluri-partiak që kemi vendosur. Nuk po i rendis këtu rastet konkrete që kanë ndodhur, për arësye etike. Por pêr çdo konstatim të mësipërm jam nisur nga raste të raportuara në media.

Ministria e Brendshme e Komunizmit është në veprim! Këto gjetje mirë është ti kuptojmë shpejt dhe në gjuhën shqipe. Mbase do të na i thonë edhe në gjuhë të huaj, por sdo ketë shumë kuptim. Për fat të keq njerëzit bëhen sensitivë kur ju troket polici tek dera. Por atë ditë do jetë shumë vonë… /Nga Ylli Manjani, ish- ministës i Drejtësisë/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Ekzekutimi i bisnesmenit 29- vjeçar, policia arreston dy persona dhe shpall në kërkim dy të tjerë (emrat)
LAJM PAS: NDODH NË SHKODËR/ Mësuesja dhe nxënësit në polici: Drejtoresha e shkollës na dhunon (emri)

TË FUNDIT

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • Aktualitet

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim

2 hours ago
EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…

2 hours ago
NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

2 hours ago

TË FUNDIT

  • “O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…
  • NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…
  • “Për një gjuhë shqipe të përbashkët”, Primo Shllaku dhe Blerta Kraja dy shkodranët që po mbledhin firmat…
  • Kryebashkiaku dënohet me 6 muaj burg për falsifikim por dënimi i konvertohet në 40 orë sherbim prone…

TË FUNDIT

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim
  • Aktualitet

“O dorëheqje, o do përballesh me probleme shumë madhore”, Berisha paralajmëron Ramën: Ky është një apel pa kthim

2 hours ago
EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët… Gjykata Kushtetuese e Shqiperisë
  • Aktualitet

EMRAT – Gjykata Kushtuetuese nis procedurat për zgjedhjen e kryetares të vet, ja cilët janë kandidatët…

2 hours ago
NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?
  • Aktualitet

NGA BRUNILDA DIBRA – Z. Spahia, jeni i pari i qytetarëve të Shkodrës apo zëdhënës politik i grupimit që përfaqësoni!?

2 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 47 vjeçari nga Shkodra, qarkullonte me armë pa leje në lagjen “Sarreq”…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.