Skip to content
5 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

Ekzekutimi i bisnesmenit 29- vjeçar, policia arreston dy persona dhe shpall në kërkim dy të tjerë (emrat)

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Strukturat e Policisë së Shtetit të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, prej datës 4 Qershor 2018, ku në lagjen “Pavarësia”, pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi V.D., 29 vjeç, kanë zhvilluar hetime intensive me qëllim zbardhjen, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e vënien para drejtësisë autorët e krimit.

Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:

– E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;

– A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,

– Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:

– një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.

– një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,

– një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.

– si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të:

– Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

– Shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Policia e Shtetit gjen rastin të falënderoje qytetarët për besimin dhe mbështetjen tek Policia, si dhe i fton e nxit që në rastet kur konstatojnë veprimtari antiligjore të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 duke siguruar për një reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Policia e Shtetit, megjithë vështirësitë është e angazhuar me gjithë kapacitetet e saj për të përmbushur detyrimet ligjore për të siguruar një ambjent më të sigurt, qytete më të sigurta veçanërisht përgjatë sezonit turistik, duke vlerësuar kontributin e gjithëkujt.

Nga ana tjeter Policia e Shtetit garanton se do të ndëshkoje me Forcën e Ligjit çdo shkelje dhe paligjshmeri, duke ndërtuar një Shqipëri me të qetë e të sigurt.

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: Elektrizuan sheshin “Skënderbej” me koncertet e tyre, nuk do ta besoni sa janë paguar Rita Ora e Ermal Meta?
LAJM PAS: “Kujdes! U kthye Ministria e Brendshme e komunizmit…!”

TË FUNDIT

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • Aktualitet

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…

7 hours ago
“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • Aktualitet

“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë

7 hours ago
FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës

7 hours ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • “Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!
  • VIDEO – Shkeli sovranitetin ajror të SHBA-së, dalin pamjet e shpërthimit në ajër të balonës “spiune” kineze…
  • FOTOLAJM – Familja kryeministrore zgjedh qarkun e Shkodrës për të kaluar fundjavën, ja ku është vendosur…

TË FUNDIT

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…
  • Aktualitet

BBVIP – Dea Mishel nominoi “grupin e Luizit”, ja kë nxorri nga loja sonte televotimi i dytë i publikut…

7 hours ago
“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë
  • Aktualitet

“Jeton Lami është Kutia e Pandorës, di gjithçka për…”, Lala për zhdukjen e Martinajt: Kundërshtarët i dërguan mesazh të vrasim në derë të shtëpisë

7 hours ago
FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës
  • Aktualitet

FOTOLAJM – Protesta e 11 shkurtit e thirrur nga opozita, muret nisin të mbushen me postera kundër Edi Ramës

7 hours ago
Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!
  • Kryesore

Eurovizion publikon këngët më të klikuara të janarit, ja në çfarë vendi renditet Luiz Ejlli…!

8 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.