Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Ku po gabon LSI pas arrestimit të Xhikës, Monika e harroi premtimin

ShkodraWeb 6 February, 2018
andibushatiOk

Nga Andi BUSHATI

Të gjithë figurat kryesore të LSI-së janë hedhur në një sulm frontal për ta paraqitur si politik arrestimin e një drejtori të rrugëve që ishte pjesë e kësaj partie. Po të lundrosh në rrjetet sociale, që prej fundjavës së shkuar e deri më sot, do të bombardohesh nga statuset e deputetëve që e konsiderojnë arrestimin politik, të urdhëruar nga Edi Rama, e madje, madje, nuk ngurojnë të kërcënojnë as prokurorët që po i hidhnin këto hapa.

Natyrisht, që të kesh dyshime për mënyrën se si po degradon drejtësia nën trysninë manipulative të Edi Ramës dhe nën bashkafajësinë symbyllur të diplomatëve të huaj, nuk është ndonjë mëkat. Metodat e përdoruara nga shumica për kapjen e paligjshme të Prokurores së Përkohshme dhe zinxhiri i skandaleve që po i lënë vend njëri – tjetrit për të zeruar dosjen Tahiri – Habilaj, kanë ngritur kohët e fundit shumë pikëpyetje.

Ato gjithnjë e më tepër po shtojnë shqetësimin se “reforma në drejtësi” ishte një proces që në vend të na vinte vetullat na nxori edhe sytë. Se ajo që u paraqit si hapi i madh për shkëputjen e prokurorisë dhe gjyqësorit nga duart e politikës, po degradon në kthimin e tyre në vitet 90, kur ato përdoreshin si armë në luftën brenda llojit.

Por, pavarësisht këtyre frikërave për përdorimin nga Edi Rama të një kundërpushteti që supozohet ta kontrollojë atë vetë, në fushatën e fundit të LSI-së vërehet një mungesë e theksuar koherence. Në deklaratat e saj atakohet direkt Prokuroria e Krimeve të Rënda, si e kapur nga kryeministri. Dhe ky qëndrim ka shpërthyer vetëm pas arrestimeve të fundjavës së shkuar.

Deri para tyre, LSI ishte pozicionuar pro kësaj prokurorie dhe kundër Edi Ramës, që nuk i lejoi asaj arrestimin e Tahirit. Po të afrohemi më shumë në kohë, partia e Monika Kryemadhit e shndërroi me të drejtë në problem kombëtar ektradimimin e paligjshëm të financierit të bandës së Habilajve, Nezar Seiti. Vetë kryetarja e LSI-së kërkoi “arrestimin” e Ministres së drejtësisë që kishte hedhur firmën për të penguar hetimet.

Pra, nënteksti i gjithë kësaj beteje ishte i qartë. Pushteti donte t’a hiqte qafe Seitin se ai po zbërthehej përpara prokurorëve të krimeve të rënda. Pra se këta të fundit ishin në “anën e së mirës” dhe Edi Rama, Etilda Gjoni e kompani në “anën e së keqes” që donin të pengonin hetimin.

Por, pa u zbehur ende ekoja e këtij angazhimi, sapo disa njerëz të saj përfunduan pas hekurave (askush nuk mund të thotë ende me apo pa të drejtë), nga heronj të drejtësisë, prokurorët e krimeve të rënda u pikturuan nga LSI-a si të kapur nga Edi Rama. Krerët e saj nxituan të flasin për arrestime politike, fiks ashtu sikurse kish bërë Edi Rama në rastin Tahiri. Monika Kryemadhi i harroi të gjitha përbetimet që kish bërë në studio televizive, se ajo nuk do e kthente forcën e saj politike në strehë të ish zyrtarëve të dyshuar, pasi ata duhet të mbroheshin vetë.

Eshtë, kjo mungesë e plotë koherence që rrezikon ta shndërrojë në nul opozitarizmin e fortë të LSI. Sepse ajo, jo vetëm shkakton konfuzion te publiku, por dhe e zhvesh aksionin opozitar nga çdo lloj parimësie. Ajo vetëm se shton shijen e keqe që shqiptarët kanë për këtë klasë politike që sillet gjithmonë sipas devizës: “është e drejtë ajo që më shkon për shtat mua”.

Pikërisht këtë bëri kësaj radhe LSI-a, duke u sjellë njësoj si Edi Rama dhe duke përsëritur gabimin tragjik të të gjitha opozitave tona që mundohen ta luftojnë dëshpërimisht pushtetin me të njëjtat armë që përdor ai. /Lapsi.al/

Post navigation

Previous: E PADËGJUAR/ Korea e Jugut, ndërton impiant sportiv “me një përdorim”
Next: REVISTA “STERN”/ Samo, shkodrani që zgërdhihet kur kujton se e kërkon FBI-ja: Nëse më arrestojnë…

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.