Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Berisha: Një drejtues emisioni u largua nga puna me pretekstin se u pagua 200 mijë euro nga Tahiri

ShkodraWeb 7 February, 2018
berisha2018

Nga Sali BERISHA

Saimir Trafiku vodhi mbreme debatin! Te dashur miq, ministri me akuzen me te rende keto 27 vite pluralizem, Saimir Tahiri ka qene keto muaj dhe shqiptari me i pranishem ne lajmet e mediave, ne studiot televizive por edhe ne mediat nderkombetare. Kjo fushate e Saimir Trafikut pati dhe viktimat e tij, si largimin nga puna te ndonje drejtuesi kryesor emisioni, nen pretekstin se u pagua 200 mije euro nga Saimir Trafiku per t’i bere atij tualetin televiziv.

Shkaku i kesaj mbipranie eshte plotesisht e kuptueshme dhe nuk kam asgje me kete çeshtje. Por mbiprania e tij mbreme ne “Opinion” ishte neveri, vetem neveri.

Une po ndiqja debatin per te arrestuarit e fundit, drejtues te rrugve te te dy qeverive. Duhet thene qe ne fillim se skenari i debatit ishte i ekuilibruar, moderatori kishte ftuar aty, mendoj une, siç duhet akuzen, prokurorine, e cila kishte zgjedhur te perfaqesohej duke i dorezuar, me urdher te kryeprokurorit Rama, dosjen sekrete te hetimit nje njeriu qe paguhet nga tre grupe kriminale, dhe si hjekes eshte peng i vrasjes se deshmitarit te tij.

Sqaroj ketu se vetem nje jave pasi i mori deshmine nje te riu ai u ekzekutua, dhe ky i quajtur mender gazetar, si per te justifikuar apo bere te parendesishme jeten e nje njeriu, perdhos per se vdekuri viktimen e tij duke thene se edhe ai i ri ishte i malavites (dmth pune e madhe se u vra). Por me kete rast dua ti perseris edhe njehere sharlatanit Artan Hoxha, qe trillon se fundi se mbrohet nga CIA, se deri sa te gjeje vrasesin e te ndjerit, deshmitarit, ai dhe vetem ai eshte i dyshuari nr 1 si hjekes, vrasjes se tij.

Pavaresisht nga kjo, ky njeri del ne çdo studio televizive duke vjelle lajme te rreme per çdo gje, dhe qe te gjitha sipas urdherit te atyre qe e kane peng ose e paguajne, dhe moderatoret fatkeqesisht vetem sa nuk i thone sharlatanit, qe ne cdo fjale nxjerr nje genjeshter, se pa ty ne nuk bejme dot!

Nga ana tjeter, ne “Opinion”-in e mbremshem perfaqesohej edhe mbrojtja e te arrestuarve, direkt me Neshat Fanen, avokatin e njerit prej tyre, Andi Tomes, sikunder normal, aty kishte edhe perfaqesues te qendrimit proqeveritar por dhe te tjere te mendimit ligjor apo te themi edhe opozitar, etj…

Mendova se qellimi i ketij debati ishte transparenca e arrestimeve, e veprave penale te te arrestuarve. Mirepo fatkeqesisht u gabova.

Debatuesit ishin vetem gure shahu ne fushe, por mbreti dhe njeriu qe vodhi emisionin ishte Saimir Trafiku, qe nuk ndodhej fizikisht fare ne studio. Misteri i emisionit!!?
Keshtu, papritmas, sapo z. Artan Hoxha, njeri me sens dhe njohuri juridike te admirueshme deklaroi se Andi Toma eshte arrestuar ne kundershtim me te gjitha kushtet ligjore te arrestimit, ne “Opinion” rane maskat, apo si te thuash mbiu aty Saimir Trafiku.

Menjehere perfaqesuesi i prokurorise u hodh e bertiti Eureka! Ai leshoi ne studio lajmin e rreme te parafabrikuar dhe per te cilin ishte aty! “Ti perdore dy standarte, dy standarte” -, i tha ai Artan Hoxhes, – “sepse e njejta prokurore qe kerkoi arrestimin e Saimir Tahirit, po e njejta prokurore e krimeve te renda ka arrestuar edhe Andi Tomen”. “Por ju atehere ishit dakord per motive politike kurse tani po per motive politike nuk jeni” -, bertiste ai duke prekur xhepat, duket e kishte porositur Saje te bente ate xhest.

Ky mashtrues ordiner mashtronte qytetaret, pavaresisht se kishte ne dore dosjen qe tregonte se Andi Toma ishte arrestuar nga prokuroria e Elbasanit dhe jo prokuroria e Krimeve te Renda. Pas tij, perfaqesuesi apo papagalli i qeverise Muç Nano, i cili te pakten nuk mund te akuzohet se ka vrare deshmitare, u hodh menjehere dhe ai kunder standartit te dyfishte imagjinar, te shpifur e te turpshem te z. Hoxha. Pra me çdo kusht duhet te provonin se opozita e paska sulmuar per arsye politike Edi Ramen qe bllokon drejtesine per Saimir Trafikun.

Por perseri kjo nuk ishte kulmi pasi dihet se papagajte e qeverise shkojne aty per te thene fluturoi fluturoi gomari.

Kulmi i ketij mashtrimi dhe manipulimi te ulet, per llogari dhe ne mbrojtje te Saje Qorrit dhe Norieges si dhe per te baltosur opoziten, arriti kur ne kroniken e pregatitur nga vet “Opinion”, ne tabele dhe me ze ishte vendosur edhe emri i Andi Tomes si njeriu i arrestuar nga Krimet e Renda, gje qe nuk kishte ndodhur kurre.

Per hir te se vertetes duhet thene se te gjitha mediat, perfshi ketu televizionin Klan, lajmin e arrestimeve nga prokuroria e krimeve te renda e kishin korrekt, asnjera prej tyre nuk kishte emrin e Andi Tomes, por kronika ishte pregatitur per te nxjerre dyfytyreshe opoziten, dhe ky ishte nje operacion shume i suksesshem i Saimir Trafikut apo sugarit, qe ka pasion paruket, brenda “Opinion”-it.

Te dashur miq, shkruajta keto rradhe per nje arsye dhe vetem nje arsye. Une jam njeri qe pelqej, vleresoj shume dhe ndjek sa mundem debatet televizive dhe padiskutim vleresoj moderatoret, kontributin e tyre te vertete. Ato per mua jane nje institucion kombetar, arene tejet e rendesishme e pushtetit te katert apo atij mediatik, jane nje shkolle llogjike, mjet i fuqishem i komunikimit, qemtimit te te vertetes dhe transparences. Pra jane te pazevendesueshme.

Ne kete kontekst, çdo i ftuar ne debat eshte nje individ fort i privilegjuar sepse ai ka nje mundesi te rralle, krahasuar me bashkeqytetaret e tij, qe te perdore valen e publikut (theksoj ketu se vala eshte pasuri kombetare qe jepet me qera por ajo kur nuk privatizohet) per te treguar veten, formimin, aftesite logjike si dhe per ti transmetuar shoqerise dijet, njohurite, te dhenat, faktet, argumentet qe ai ka apo disponon. Por te gjitha keto natyrisht perbejne nje pergjegjesi te madhe per çdo njeri te pranishem ne nje studio debati.

Perdorimi i studiove per te manipuluar te vertetat dhe jo zbuluar ato, per te zene prite si primitiv dhe mbuluar krime, per mashtrime publike, per te dizinformuar qytetaret perbejne akte te shemtuara mediatike, te cilat mjerisht behen duke shfrytezuar lirine e fjales por qe demtojne rende shenjterine e saj.

Korrupsioni dhe terri shtohen me fake news!

Une jam plotesisht i vetedijshem se moderatori ne studiot televizive sado qe te perpiqet nuk mund te arrije te parandaloje keqperdorimin e saj. Por çdo drejtues debati, qe nuk deshiron qe studio dhe ai te shfrytezohen nga interesa kriminale te grupeve te caktuara, percakton standarte. Une mendoj se çdo studio debati duhet te afishoje rubriken dhe mundesine e pergenjeshtrimit te lajmeve te rreme qe mund te prodhojne tipa sharlatane e ordinere qe shfrytezojne studion per te shpifur e trilluar ndaj tjereve ne interes te bandave dhe narkoinstitucioneve qe perfaqesojne.

Kjo eshte nje praktike e studiove me te njohura te botes. Eshte ne detyrimin e drejtuesve te debateve te kerkojne ndjese publike ndaj te gjithe atyre qe behen objekt i sulmeve amorale pa asnje baze nga te ftuarit e tij. Perndryshe viktimat e ketyre franktiratoreve pa moral, ligje dhe standart, qe nuk jane te pranishme ne studio, jane njekohesisht viktima te tyre! sb

Post navigation

Previous: DETAJE/ Vrasja që tronditi Tiranën u porosit nga një narko- trafikant në burgjet greke
Next: Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Itali, “kapo” të drogës dhe grabitjeve (emrat)

TË FUNDIT

makiaveli protesta 2026

ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë…

ShkodraWeb 9 June, 2026
protesta berisha burg shkoder 2026

VEZHGIMI – Berisha “i shpëton” burgut në protestën e flamingove në Shkodër, “u burgos” vetëm Edi Rama…

ShkodraWeb 7 June, 2026
ylli manjani zverneci 2026

NGA YLLI MANJANI – Protesta e Zvërnecit dhe protesta e Tiranës nuk janë e njëjta gjë…

ShkodraWeb 2 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir…

ShkodraWeb 11 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.