Kur Shqipëria shenjon sot 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes dhe 100-vjetorin e Parlamentarizmit në vend, kreu i demokristianëve shqiptarë dhe ish-deputeti në disa legjislatura, Nard Ndoka ka bërë një reagim të veçantë në rrjetet sociale. Sipas tij, pas 100 vitesh, Shqipëria gjendet me një parlament monopartiak, drejtësi zik-zake, kryeministër arrogant e aventurier, kryetar parlamenti qehersuz e komunist.
Postimi i plotë i Nard Ndokës:
100 vite më parë mesazhe bashkimi.
Sot, pas 100 vitesh, as lindi, as nuk rilindi shpresë për këtë vend të ndarë, të përçarë, parlament monopartiak, bashki mavi, drejtësi zik-zake, polici në tym, kryeministër arrogant e aventurier, kryetar parlamenti qehersuz e komunist.
Rilindja prodhoi:
Emigrim, pasiguri, humbje shprese, krizë të thellë politike, morale e ekonomike, korrupsion, PPP, koncensione, monopole, oligarkë etj, etj.
Pas 100 vitesh, na rilindi një kërpudhë e kalbur, që duhet shkulur një orë e më parë!