Partia Socialiste ka vendosur të ndryshojë datën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Dy ditë më parë, në mbledhjen e Kryesisë së PS u vendos që Asambleja të mblidhej më 22 korrik, ditën e hënë. Por, sot mësohet se Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet ditën e martë të 23 korrikut. Nuk dihen arsyet e ndryshimit të datës së Asamblesë, por pritet të ketë zhvillime të rëndësishme.
Raportohet se pas mbledhjes së Kryesisë se mund të ketë ndryshime ministrash, ku më të rrezikuarit janë ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe ai i Mjedisit, Blendi Klosi, pasi janë paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e kaluar. Por, një gjë e tillë nuk u konfirmua nga Rama, i cili tha se nëse ministrat kanë kryer detyrat, nuk do të largohen.