Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, ka bërë edhe një tjetër emërim të rëndësishëm në stafin e tij të ngushtë. Ai ka emëruar juristin Fisnik Lytfia si drejtor kabineti.
Lutfija, 36 vjeç, i diplomuar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, mbante pozicionin e këshilltarit të kryetarit të Bashkisë Shkodër, ndërsa nga 1 shtatori, do të menaxhojë kabinetin e kryebashkiakut Spahia.
Juristi Fisnik Lutfija, ka patur një pozicion shumë të rëndësishëm si këshilltar juridik, duke përfaqësuar në shumë raste Bashkinë e Shkodrës edhe në procese të rëndësishme gjyqësore.
Po ashtu, Lutfija ka qenë pjesë e grupeve të punës që kanë organizuar dhe menaxhuar edhe procesin e dëgjesave publike me qytetarët për projektbuxhetin por jo vetëm.
ShkodraWeb i uron Fisnik Lutfisë detyrën e re dhe sa më shumë suksese.