Ismet Çekorja është ekzekutuar me 7 plumba pranë banesës së tij nga një person i paidentifikuar.
57 vjeçari është babai i Bajram Çekores, ky i fundit i shpallur në kërkim për atentatin e dështuar ndaj shtetasit Alban Bruçi mbrëmjen e 25 gushtit në Shkodër.
Mesohet se Çekorja ka shkuar i vdekur në spitalin rajonal të Shkodrës duke mos arritur që ti mbijetojë plumbave.
Nuk dihet ende nëse vrasja e 58 vjeçarit ka lidhje me atentatit nga 25-vjeçarit Bruçi, apo ka të bëjë me konflikte të tjera të mëparshme të familjes Çekorja.
Policia ka rrethuar zonën dhe është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa ka dhënë përmes komunikatës edhe informacionet e para lidhur me ngjarjen e rëndë.
Shkodër/Informacion paraprak
Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.