Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber ka publikuar në rrjete sociale një qëndrim të Ndihmëssekretarit të Shtetit për Euroazinë, Philip Reeker. Sipas ambasadorës, Reeker është shprehur se Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike. Bojkoti i opozitës sipas ndihmëssekretar shteti për Euroazinë, nuk ishte ajo që shpresonte SHBA.
“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë situatën politike në të cilën ndodhet. Bojkoti nuk është ajo që shpresuam të ndodhte. Ata duhet ta zgjidhin këtë situatë brenda kornizës kushtetuese”, ka deklaruar Reeker sipas asaj që përcjell Faber.