Skip to content
2 October, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Ekonomia
  • Kryesore

Kriza “rrudh dorën” e shqiptarëve, po blejnë më pak, por paguan 760 mln euro më shumë për mallra importi në janar-qershor

ShkodraWeb 1 year ago

Ndonëse familjet shqiptare rezultojnë se po blejnë më pak produkte, ato po i paguajnë shumë më shtrenjtë. Jo vetëm familjet, por edhe bizneset që marrin lëndë të para me çmime më të larta (që më pas i transferojnë te produktet që tregojnë), apo qeveria që detyrohet të shpenzojë më shumë për të siguruar energjinë elektrike.

Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit importet në sasi shënuan një rënie prej 6.2%.


Ndonëse janë blerë më pak produkte, një tregues ky se rritja e çmimeve po ndikon në frenimin e konsumit, në vlerë importet janë rritur ndjeshëm me rreth 26%.

Sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën janar-qershor 2022 importet në total arritën në 446 miliardë lekë (3.7 miliardë euro), nga 354 miliardë lekë (2.9 miliardë euro), me një rritje me bazë vjetore prej 25.9%. Në vlerë janë 92 miliardë lekë (760 milionë euro) më shumë të shpenzuara nga aktorët ekonomikë të vendit për të blerë më pak mallra se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Sipas INSTAT, në vlerë, rritja më e lartë ka ardhur nga zëri “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”, me zgjerim 127% (plus 37 miliardë lekë), duke ndikuar në gati një të tretën e rritjes. Në sasi, ky zë ka rënë me 16%. Këtu përfshihen në pjesën më të madhe karburantet si dhe energjia elektrike, çmmet e të cilave janë në nivele rekord.

Më shumë importuesit dhe familjarët që kanë blerë produktet kanë shpenzuar dhe për Drithërat (+ 1 miliardë lekë), vajëra (+1.7 miliardë lekë) Përgatitjet prej drithërave, miellit, niseshtes apo qumështit (+1 miliardë lekë), ndonësë në sasi janë importuar më pak.

Më rritje të lartë të kostove po përballet dhe biznesi i ndërtimit, që pritet të transferohet te çmimet e apartamenteve, ndërkohë që ndërtuesit e punëve publike u siguruan që koston shtesë do ta mbajë buxheti (taksapaguesi), pasi ata do të subvencionohen për rritjen e kostove. Për 6 mujorin e parë, importet në vlerë të gizës dhe çelikut u rritën me 40% (+8.6 miliardë lekë), ndonësë në sasi ranë me 5.8%. Edhe alumin u importua 60% më shumë në vlerë (+3.5 miliardë lekë), për pothuajse të njëjtën sasi si e njëjta periudhë e një viti më parë.

Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, arriti në 7.4% në qershor, nga 6.7% që ishte në maj dhe shumë më i lartë se janari i këtij viti, kur treguesi ishte 3.7%, duke shënuar një tjetër rekord të ri të 20 viteve të fundit, që nga marsi i vitit 2002, kur treguesi arriti në 7.6%.

Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi.

Inflacioni në eurozonë arriti në një rekord të ri në muajin korrik, në 8.9% sipas vlerësimeve paraprake të Eurostat., duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.

Për momentin, i vetmi që po fiton nga shtrenjtimi i çmimeve është buxheti, që po mbledh më shumë të ardhura nga taksat. Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat në buxhet për 6-mujorin e parë të vitit ishin gati 280 miliardë lekë, me një rritje prej 19%, ose 45 miliardë lekë (370 milionë euro) më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Por, kjo shtesë të ardhurash pak ka shkuar për të ndihmuar shtresat e goditura më shumë nga shtrenjtimi i çmimeve. Qeveria dha një paketë të parë ndihme në mars, që zgjati tre muaj dhe tashmë e ka shtyrë për në shtator paketën tjetër mbështetëse. /Monitor.al/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë 3 gusht 2022…
Lajmi pasues: OPINION – Ky vend është i çmendur, me banorë autoktonë të falisur dhe në pritje të “pushtimit” nga bangladeshasit…

TË FUNDIT

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi
  • Anëmbanë

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi

7 hours ago
Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…
  • Kryesore

Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…

7 hours ago
VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin
  • Kryesore

VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin

11 hours ago

TË FUNDIT

  • “Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi 2 October, 2023
  • Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student… 2 October, 2023
  • VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin 2 October, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 2 tetor 2023… 2 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Fiket helikopteri i fundit, si i hëngri korrupsioni asetet e ushtrisë. 1 October, 2023
  • NGA KASTRIOT DERVISHI – Të deklasuarit si “spiunë të Sigurimit të Shtetit”… 1 October, 2023
  • FOTO – 1 Tetori, Dita e të Moshuarve, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mes të moshuarve në Shkodër… 1 October, 2023
  • “KLP nuk mblidhet për t’i mbrojtur…”, gazetarja Klodiana Lala: Prokurores po i përgatisnin atentat… 1 October, 2023
  • Ndeshja me Egnatian në “Loro Boriçi”, “Disiplina” e FSHF- së gjobit Vllazninë, pezullohet 6 ndeshje zyrtari i saj 1 October, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “e dënuar” të fitojë përballë Dinamos për Superligën, rezultati negativ mund të largojë Memellin 1 October, 2023

TË FUNDIT

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi
  • Anëmbanë

“Dyshohet vrasje me dashje…”, shqiptarja humbi jetën në Greqi nga grirësja e mishit, dalin detaje tronditëse nga hetimi

7 hours ago
Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…
  • Kryesore

Nis viti i ri akademik në Shkodër, “Luigj Gurakuqi” ka rreth 1000 kuota të lira, ka degë edhe me vetëm 1 student…

7 hours ago
VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin
  • Kryesore

VIDEO – “Mendova se po “thumboj” luanin, por e mora “thumbin” mbrapsht!”, Edona Bilali tenton intervistë me Luizin

11 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e hënë, 2 tetor 2023…

12 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.