Skip to content
21 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

“Krijoni struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët”, Imzot Massafra mesazh politikës në Ditën e Parë të Jetës

ShkodraWeb 2 months ago

Me këtë konferencë shtypi duam t’u bëjmë me dije të gjithëve se, duke filluar nga ky vit 2023, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka vendosur që çdo vit, të dielën e parë të shkurtit, të kremtohet në nivel kombëtar Dita për Jetën.

Në vende të ndryshme të botës kjo ditë kremtohet prej vitesh dhe frytet e saj janë të dukshme jo vetëm në kuptimin e ndërgjegjësimit për çështjen e mbrojtjes së jetës në të gjitha format e saj, por edhe si ndihmë konkrete që mund t’u jepet të gjithë atyre njerëzve që e kanë të vështirë ta mirëpresin dhe ta vlerësojnë dhuratën e jetës.

Të dashur, unë, si Ipeshkëv i kësaj Arqidioqeze, e kam fort përzemër që çdo besimtar katolik të jetë i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje shumë të rëndësishme dhe delikate, në mënyrë që të jetë kujdestar dhe ta dojë jetën, ashtu si Hyji, i cili është ‘Zoti që e do jetën’ (Ur 11,22). Dhe, siç thotë edhe tema e zgjedhur për këtë vit: ‘Unë erdha që delet ta kenë jetën, e ta kenë në plotësi’ (Gjn 10,10).

Në shoqërinë tonë shqiptare janë duke u rritur gjithnjë e më shumë rastet e vetëvrasjeve, ashtu si edhe numri i aksidenteve rrugore, që nuk e ka ndër mend të ulet, të shkaktuara nga mospërfillja e rrezikut, gjë që tregon se sa pak e vlerësojmë jetën tonë dhe atë të të tjerëve. Gjithë kësaj i shtohet praktika e neveritshme e abortit, që është vrasje e mirëfilltë (madje vrasje e të pafajshmëve… gjë kjo edhe më e rëndë!) e barabartë me vrasjet e shumta të kryera nga krimi i organizuar. Duhet të kemi parasysh se Shqipëria po përjeton një rënie të fortë demografike për shkak të shpopullimit, per mungesen e lindjeve dhe per aborte te shumta; dhe me kete trend Shqiperia do te kaloi nga kombi më i ri në Evropë në kombin më të vjetër.

Sidomos në lidhje me plagën e abortit, dua t’u kujtoj të gjithëve atë që Shenjtja Nënë Tereza u thoshte atyre që donin të abortonin edhe për shkak të keqformimit të fetusit: ‘A nuk i dëshironi? M’i jepni mua’; për të treguar se jeta e njeriut ka vlerë edhe përballë mangësive dhe keqformimeve. Kisha katolike ka struktura pritjeje për këto situata, të cilat mund t’i përmirësojmë.

Vëllezër dhe motra, Nëna dhe baballarë, të rinj dhe të reja, ju lutem, të mos harrojmë urdhërin i pestë: “Mos Vra”. Në emër të Zotit: ta duam jetën, të zhduken dhunat nga zemra dhe nga shtepi tona, ta respektojmë jetën që nga lindja deri në përmbushjen e saj natyrore!

Të dashur, Zoti na ka krijuar për të qenë sa më të lumtur. Si mund të jetë e lumtur një nënë ose një vajzë që ka abortuar? Përkundrazi, sa gra vuajnë moralisht, psikikisht për vrasjen e ndërgjegjes, për shkaku të abortit?

Në fund atyre që kanë përgjegjësinë në jetën shoqërore, politike, ekonomike dhe shendetesore të këtij kombi, u bëj ftesën që të krijojnë struktura që garantojnë një jetë më cilësore për shqiptarët, në mënyrë që ata të mos detyrohen të heqin dorë nga atdheu, nga të dashurit e tyre apo, madje, edhe të heqin dorë nga jeta e tyre.

Faleminderit për vëmendjen. Zoti na ndihmoftë. /Fjala e Imzot Angelo MASSAFRA, president i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare mbajtur në Ditën e Parë të Jetës/

Continue Reading

LAJM PARA: Vllaznisë i mjafton një barazim për të kaluar në Kupën e Shqipërisë, gjen Partizanin në turin tjetër…
LAJM PAS: VIDEO – Një grua dhe dy fëmijë të mitur terrorizohen nga policia, kontroll në banesë në orët e para të mëngjesit

TË FUNDIT

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • Aktualitet

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…

1 hour ago
EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

2 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • BBVIP – Ylli i Kombëtares shqiptare mbështetës i Luizit, mesazhi i veçantë për “luanin” e shtëpisë…

TË FUNDIT

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…
  • Aktualitet

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve, vlerat e gjithanshme që bartin ekosistemet pyjore…

1 hour ago
EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…
  • Aktualitet

EMRI – Mjeti motorik tip “Benz” del nga rruga dhe përplaset me mbrojtëset anësore, humb jetën 50 vjeçari…

2 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 mars 2023…

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 mars 2023…

10 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.