Kosova në betejë të fortë me Covid- 19, 119 raste të reja dhe 8 jetë të shuara gjatë 24 orëve të fundit…

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar për 8 jetë të humbura si pasojë e korona virusit në 24 orët e fundit. Ndërkohë nga 460 testime të kryera, 119 kanë rezultuar pozitiv.


Numri total i rasteve pozitive është 13.334 ndërsa nga fillimi i pandemisë nuk e kanë fituar dot betejën 516 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.473 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.345.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

ShkodraWeb Channel