Koreja e Veriut njofton zyrtarisht rastin e parë me Covid-19 në vend, Kim Jong Un mbledhje urgjente…

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mblodhi një takim urgjent pasi personi i parë me Covid-19 u raportua në vend. Sipas Agjensisë Qendrore Koreane të Lajmeve, personi i infektuar hyri në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut përmes “Kaesong City” më 19 korrik pasi braktisi vendin tre vite më parë. Pacienti ka marrë kontrolle mjekësore dhe është izoluar, së bashku me të gjithë individët që ka qenë në kontakt gjatë kohëve të fundit.


Kim Jong Un vendosi masa izolimi për rajonet rreth Kaesong dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në një zonën përkatëse. Sipas medias së huaj, personi që lejoi hyrjen e paligjshme të pacientit, do të përballet me një dënim të rëndë.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania