Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kombetarja e basketbollit, as me trainer te huaj nuk po funksionon

ShkodraWeb 5 August, 2017
baskettrainerkomb
Kombëtarja shqiptare e basketbollit i nisi me humbje paraeliminatoret e Kampionatit Botëror 2019. Kuqezinjtë u mundën dy ditë më parë nga Austria, me rezultatin 79-51 në ndeshjen e luajtur në Parkun Olimpik. Dy ditë më pas, trajneri i përfaqësueses shqiptare, Antonis Kostandinides, më i ftohtë, bën analizën e asaj ndeshjeje dhe flet për takimet e radhës. Gjithashtu, ai jep edhe këshillat e tij për basketbollistët shqiptarë.
TRAJNERI
Në një prononcim për “RTSH Sport”, tekniku qipriot ka deklaruar: “Jam shumë i zhgënjyer. Jo nga rezultati, pasi e dinim që ishte një kundërshtar shumë i fortë dhe kishim punuar shumë se si t’i bllokonim. Si trajner, jam i shqetësuar me lojën. Nuk bëmë as gjysmën e asaj që ishim përgatitur. Niveli i skuadrës nuk është si një vit më parë, pasi ka dëmtime dhe mungesa. Kjo ndikoi që lojtarët të mos ndiqnin detyrat që i ngarkuam. Niveli është më i dobët se vjet. Duke parë ndër vite, Shqipëria nuk ka shënuar më shumë se 70 pikë. Në këtë mënyrë, u fokusova më shumë te mbrojtja. Vjet kishim Brodus, por këtë vit ai nuk iu bashkua ekipit. Nuk kemi një organizator si ai që prodhon për të tjerët dhe shënon vetë. Duke mos pasur një organizator si Brodus, nuk nisim dot as aksionet e shpejta.
Nuk furnizojmë dot lojtarët që nisen drejt tabelës. Madje, çalojmë edhe në ribaund. Kjo ndeshje ishte pa pasion dhe me shumë nervozizëm”, u shpreh fillimisht trajneri qipriot. I pyetur për të ardhmen e tij në stolin e Kombëtares pas rezultateve të fundit, Kostandinides sqaroi:
“Kur pranova të drejtoja këtë ekip, e dija nivelin dhe vështirësitë që më prisnin. Ajo që më zhgënjen, është se edhe verën e kaluar, edhe tani këtë vit, nuk kanë ardhur të gjithë në Kombëtare. E kam diskutuar edhe me Federatën se pse disa lojtarë nuk duan të vijnë të luajnë për Kombëtaren. Unë do të vazhdoj punën, por Federata duhet t’i motivojë dhe gjejë zgjidhjen që këta basketbollistë të luajnë për përfaqësuesen shqiptare”.
Më tej, trajneri qipriot i Kombëtares ka edhe një mesazh për lojtarët që ta ndryshojnë realitetin në të cilin ndodhen. “Lojtarët në Shqipëri, gjatë vitit, vetëm një muaj gjatë grumbullimit të Kombëtares, stërviten dy herë në ditë. Në arenën ndërkombëtare nuk mbijeton dot pasi basketbollistët janë profesionistë.
Mesazhi im është ky: Nëse sportistët nuk stërviten dy herë në ditë si profesionistë, nuk do të bëjnë kurrë diferencën dhe nuk do të arrijnë të marrin rezultatet. Nuk mjafton një muaj për të bërë ndryshime të mëdha. Shumica e lojtarëve, vetëm tani në grumbullim, punojnë në sallën e forcës me peshat”, ishte mesazhi i Kostandinides. /PanoramaSport/

Post navigation

Previous: Kengetari i mirenjohur humbet njeriun e shtrenjte, ndan dhimbjen me miqte ne rrjete sociale
Next: 73- vjecarja vdes disa ore pasi u shtrua ne QSUT, familjaret njoftojne policine

TË FUNDIT

cape verde 2026

Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente

ShkodraWeb 15 June, 2026
gjermani korasao 2026

Gjermania vijon të shkruajë historinë në Botërore, 7 gola edhe ndaj modestëve Kurasao, hera e tretë këtë shekull

ShkodraWeb 14 June, 2026
kupa botes 2026

BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit…

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
  • NGA BARDH SPAHIA – Triumfi i së Vërtetës mbi Propagandën e Kalbur, Shkodra ka boll probleme por ka dinjitet 15 June, 2026
  • “Një sistem i korruptuar, zgjedh të intimidojë…”, Prokuroria njoftoi dërgimin për gjykim, reagon Alban Thika 15 June, 2026
  • OPINION – Deputetja Marjana Koçeku, në mes ligjit dhe moralit për pozicionimin e saj publik… 15 June, 2026
  • Dyshohet i implikuar në një vrasje në vitin 2020, 45- vjeçari i ekzekutuar sot i shpëtoi një atentati 3 muaj më parë 15 June, 2026
  • Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq administratorin e një kompanie private, mashtroi të huajt me programe studimi 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

anton kosteri marjana koceku 2026

NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj

ShkodraWeb 16 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026…

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.