Skip to content
19 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Intervista/ Gilma Lika rikthehet tek Vllaznia dhe pohon: Nuk jam Messi qe tha Shtubina…

ShkodraWeb 5 August, 2017
likag
Gilman Lika prezantohet zyrtarisht me fanellën e Vllaznisë. Një ditë pasi nënshkroi edhe kontratën si kuqeblu, ai u prezantua edhe para mediave. Në intervistën e tij pas rikthimit, ai është shfaqur i emocionuar dhe besimplotë për një të ardhme të ndritur të ekipit. Mesfushori ka rrëfyer motivin që zvarriti firmën me klubin, ndërsa hapur e tha që priste fillimisht “bekimin” e trajnerit Cungu. Sakaq, iu kundërpërgjigj edhe ish-kapitenit Ndriçim Shtubina, i cili deklaroi se në vendin e tij Vllaznia do të merrte Mesin. Eviton premtimet, por u jep garanci tifozëve që kurdoherë do të japë maksimumin për fanellën që mban veshur.
Lika, riktheheni sërish në Shkodër, ndiheni i emocionuar?
Pa diskutim që po. Kur kthehesh tek ekipi i zemrës, ekipi ku jam rritur si futbollist, është pa dyshim një emocion i veçantë. Profesioni na detyron shpeshherë që të marrim drejtime të tjera në jetë, por mund ta them me plot gojë që Vllaznia është gjithçka për mua.
Pse u zgjat aq shumë arritja e marrëveshjes, ku ishte ngërçi?
Nuk mund të them se hasëm vështirësi, por gjithçka kërkon kohën e vet. Por gjej rastin të falënderoj trajnerin dhe drejtuesit për marrëveshjen. Kushti që edhe unë kam patur lidhej me trajnerin, prisja fillimisht që të merrja pëlqimin e tij. Nëse nuk do ta merrja, atëherë nuk do të isha pjesë e skuadrës.
Çfarë prisni ju nga kjo Vllazni?
Nisur nga brumi, por edhe nga ajo që kam parë në takimin miqësor me Laçin, sidomos në pjesën e parë dhe disa ndërhyrje cilësore në merkato, mendoj se mund të kemi pretendime edhe për Kupat e Europës.
Çfarë kontrate keni firmosur?
Është 1+1, pra me mundësi rinovimi. Megjithatë vitet nuk kanë rëndësi për mua, pasi nuk jam nga ata tipa që vijnë me marrë lekët dhe aq, unë dua që të luaj futboll.
E shikoni këtë Vllazni vetëm me lojtarë vendas?
Kjo do të ishte shumë pozitive, por ndoshta nuk do të jetë totalisht e mundur. Afrimi i një lojtari të huaj cilësor do të ishte një plus i madh për skuadrën.
Shtubina ka thënë që Vllaznia do të marrë “Mesin” në vendin e tij, a jeni “Mesi”…
Mesi mbetet Mesi e nuk ka krahasim. Gjithkush ka emrin e tij. Unë kam ardhur për të bërë më të mirën time. Edhe Çimi këtë gjë sipas meje e ka thënë në gjaknxehtësi e sipër.
Do të ketë rivalitet te Vllaznia për një vend në formacion?
Është gjë e mirë, nëse ndodh. Konkurrenca është pozitive për skuadrën.
Cila është gjendja fizike e Likës?
Të them të drejtën, gjendja fizike nuk është e duhura. Është ndryshe të stërvitesh me ekipin dhe ndryshe në mënyrë individuale. Unë jam stërvitur individualisht, por me një muaj që është në dispozicion mendoj e besoj se do të arrij formën e duhur.
Është rikthyer edhe Hasani…
Kjo është një gjë shumë pozitive. Ai ka bërë një paraqitje të mirë në dy sezonet e fundit me Kukësin. Kur vjen një lojtar cilësor, është një plus për ekipin e për të gjithë ne.
Ku janë pikat që Vllaznia ka nevojë për ndërhyrje?
Kjo nuk më takon mua, por drejtuesve të ekipit. Unë jam lojtar e me një fjali të vetme do të vija në siklet shokët e mi. Janë drejtuesit ato që dinë se ku ka nevoja skuadra.
Keni një mesazh për tifozërinë?
I jam shumë mirënjohës dhe i falënderoj. Nuk dua të bëj premtime, por di vetëm të them që atë dashamirësi që më kanë shfaqur, do e justifikoj me punë.
Në ndeshjen e fundit të Superiores nuk luajtët kundër Vllaznisë, mos ndoshta e kishit parashikuar një transferim në Shkodër?
Nuk mund të them kështu. Mua nuk më bënin këmbët të luaja në atë takim. Unë falënderoj drejtuesit e Tiranës që më mirëkuptuan, pasi në atë situatë nuk mund të ndeshesha kundër Vllaznisë. /Nga ADMIR URUÇI/

[frontpage_news widget=”6289″ name=”Lexoni edhe…”]

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Video unikale/ Femija sapo lind perqafon te emen…
Artikull pasardhës: Pija jone tradicionale qe e kemi eksportuar ne bote nuk eshte…rakia

TË FUNDIT

edlir tetova

Trajneri i ekipit kampion largohet në fund të sezonit, cili do të jetë fati i Edlir Tetovës në Superligë…

ShkodraWeb 16 April, 2026 0
pogradeci

50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri

ShkodraWeb 13 April, 2026 0
kevin dodaj 2026

VIDEO – Vllaznisë i mjafton sërish Kevin Dodaj, mund Teutën në “Loro Boriçi” dhe shkon në +5 nga ndjekësit

ShkodraWeb 12 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.