“Koha e gjatë të bën që malli të të zhurisë zemrën”, 11 vite nga vrasja, bashkëshortja kujton pastorin Prroj: Heroi im i besimit

11 vite më parë, Shkodra do të tronditej nga një ngjarje e rëndë, gati e padëgjuar. Një klerik, një pastor i Kishës Ungjillore, do të ekzekutohej ditën për diell, në mes të Shkodrës. Dritan Prroj, iku në moshë fare të re, në startin e jetës së tij familjare, duke lënë pas bashkëshorten Elonën dhe dy fëmijë prush përtokë.

Është pikërisht Elona, ajo që sot e kujton në një mënyrë shumë të veçantë. Ajo ka publikuar disa foto dhe një fletë fletoreje me shkrimin e Dritanit, prej të cilës Elona ka shkëputur disa radhë për ti bashkëndarë me miqtë në Facebook. Në publikimin e saj, Elona shkruan:


“‘Sot duke lexuar letra e predikime te cmuara qe reflektojne nje besim ne vepra deri ne frymen e fundit. Trashegimia e lene mbrapa ka fryte te perjetshme edhe pse me nje kosto te paimagjinueshme. Nje uragan ndjesish dhe emocionesh. Ne keto 11 vite mungese, koha e gjate te ben qe malli te te zhurrise zemren por edhe te shpresosh dhe te vraposh deri ne diten e fundit.

E sot zgjedh ti jem mirenjohese Perendise per shembullin e besimit qe la mbrapa heroi im i besimit. Me poshte eshte nje fragment i vete-analizes se Tanit ne mes te dhimbjes dhe stuhise vetem 1 muaj perpara se te takonte Atin.

“Shume shpesh mendoj dhe i them Zotit, Zot a jam duke jetuar jeten tende ne toke per cdo dite? A eshte jeta ime jeta jote, jete qe kenaq zemren e Atit?
A po te shohin ty Jezus njerezit e kesaj bote nepermjet meje? Lutja ime eshte: Zot me bej sipas zemres tende qe te jem duke bere vullnetin tend. ‘”. /ShkodraWeb/