Pas disa orësh që kishte humbur kontaktet me familjen, kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku është gjetur. Bëhet me dije se ajo është gjetur po në qytetin e Lezhës, ndërsa shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje. Për momentin është e paqartë arsyeja se përse ajo shkëputi kontaktet me familjarët.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se:
Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa.