
Sekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku ka rrëfyer në polici arsyen e vërtetë pse u largua nga banese. Sipas saj një konflikt i brendshëm familjar e ka detyruar atë të shkojë në hotel, duke humbur edhe kontaktet me të afërmit.
Në deklaratën e dhënë para policisë, Marku ka thënë se vetëm nga mediat e ka marrë vesh që ishte në kërkim.
Në dëshminë e dhënë për autoritetet, ajo ka deklaruar se ishte larguar pas një debati me bashkëshortin dhe se ka qëndruar në një hotel në Lezhë.
“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. Kam mbajtur kontakte me familjen time, duke biseduar me një numër të një punonjësi. Vetëm kur e kam marr vesh nga media që po më kërkojnë”, është shprehur sekretarja e Gjykatës.
Ishte bashkëshorti i saj ai që denoncoi në polici largimin dhe nuk kishte dijeni për vendndodhjen e saj.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!