“Këtë vit Big Brotherin e kanë prezantuar dy veta”, zbulohet gjinia e bebit që presin Arbana dhe Eduardi…

Në fillim të mbrëmjes së finales së madhe të “Big Brother VIP”, Arbana Osmani dha lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, duke befasuar kështu të gjithë publikun.

“Këtë vit Big Brotherin e kanë prezantuar dy veta”, u shpreh moderatorja e cila nuk e ka fshehur dot lumturinë, teksa është përlotur teksa ka dhënë lajmin e madh.


Burimet për “Kryefjala” bëjnë të ditur se Arbana është në muajin e saj të katërt dhe është në pritje të një vajze. Edhe pak muaj, familja VIP e BBV, Eduard Grishaj dhe Arbana Osmani do të shtohet edhe me një pjestar tjetër.

Sjellim në vëmendje se vetëm pak ditë më parë, disa media raportuan dyshimet se moderatorja ishte shtatzanë për herë të tretë, por gjithçka mbeti në kuadër të një dyshimi, derisa vetë Arbana e konfirmoi mbrëmjen e finales së madhe. Osmani është një pritje të një vajze pas dy djemve Joni dhe Diell.