Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Shëndeti

KËSHILLA – Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen, simptomat e pazakonta të diabetit…

ShkodraWeb 4 weeks ago
155

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Ndaj edhe AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë.

Periodontiti

Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e zakonshme tek njerëzit me diabet sesa tek ata pa diabet. Po ashtu, sëmundja mund të përparojë më shpejt dhe të jetë më e rëndë tek ata me diabet.

Marrëdhënia mes periodontitit dhe diabetit duket të jetë e dyanshme. Teksa diabeti mund të përkeqësojë periodontitin, periodontiti mund të jetë një faktor rreziku për rritjen e sheqerit në gjak (hiperglicemia), një faktor përcaktues i diabetit.

Inflamacioni kronik është një tjetër tipar i personave me diabet që vuajnë edhe nga kjo sëmundje serioze e mishrave të dhëmbëve. Sepse inflamacioni mund të jetë një faktor kontribues në shkatërrimin e kockave që mbështesin dhëmbët. Megjithatë kjo është faza e fundit e sëmundjes së periodontitit.

Ndryshimet në lëkurë

Disa sëmundje të lëkurës mund të jenë shenja e parë që ju keni diabet. Një shembull është acanthosis nigricans, që shfaqet si një njollë errët në lëkurë. Shpesh njolla është e trashë, dhe zakonisht zhvillohet në pjesën e pasme të qafës, sqetulla dhe ije.

Këto njolla mund të shfaqen edhe në duar, këmbë, bërryla dhe gjunjë, si pasojë e rritjes së niveleve të insulinës. Gjithashtu ekzistojnë edhe lloje të tjera njollash, që kanë një teksturë të trashë, apo flluska që nuk shkaktojnë dhimbje, të cilat paralojmërojnë një rrezik të mundshëm për diabet.

Infeksionet e shpeshta

Infeksionet e shpeshta mund të ndodhin për shkak të një kombinimi të niveleve të larta të sheqerit në gjak. Kjo krijon një mjedis të përshtatshëm për rritjen e baktereve, duke dobësuar edhe përgjigjen imune.

Infeksionet më të zakonshme janë ato të traktit urinar, infeksionet bakteriale dhe kërpudhore.

Ndryshime në shikim

Sheqeri i tepërt mund të dëmtojë enët e vogla në sy dhe të shkaktojë ndryshime në lëngjet e syrit, duke ndikuar në qartësinë e shikimit. Disa nga ndryshimet më të hershme të shikimit mund të përfshijnë shikim të turbullt ose probleme me shikimin e objekteve të largëta. Nëse ky problem nuk adresohet, shikimi mund të përkeqësohet.

Ndryshimet në dëgjim

Diabeti dyfishon rrezikun e humbjes së dëgjimit për shkak të dëmtimit të nervit në veshë. Sheqeri i lartë i gjakut, për periudha afatgjata, mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut dhe nervat në veshin e brendshëm.

Sheqeri i ulët periudha afatgjata, mund të dëmtojë mënyrën se si sinjalet nervore dërgohen nga veshi i brendshëm në tru.

Urinim i shpeshtë

Rritja e urinimit zakonisht shoqërohet me rritje të etjes dhe urisë si dhe humbje peshe. Kjo shenjë mund të dallohet edhe tek fëmijët e vegjël, të cilët gjithashtu mund të preken tek diabeti.

Urinimi i shpeshtë, sidomos ai i pavullnetshm gjatë natës, mund të jetë një shenjë treguese.

Përfundimi

Nëse jeni duke përjetuar ndonjë simptomë të diabetit, veçanërisht nëse jeni në rrezik më të lartë për këtë sëmundje, vizita tek një mjek mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë po i shkakton simptomat tuaja.

Zbulimi dhe trajtimi i hershëm është i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës tuaj, reduktimin e rrezikut të komplikacioneve dhe zgjatjen ose parandalimin e përparimit të diabetit. /AgroWeb.org/

Continue Reading

LAJM PARA: Pas arsimtarëve edhe punonjësit e Poliklinës Qendrore në Shkodër probleme me vonesën e rrogave të dhjetorit
LAJM PAS: “Breshëri” termetesh në Shqipëri, reagon IGJEUM dhe zbardh raportin zyrtar për lëkundjet në vend…

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

2 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

2 hours ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

2 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

2 hours ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

2 hours ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.