Teksa përfaqësuesit ligjor të presidentit Ilir Meta kanë kërkuar që mos të jenë të pranishëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën.
Pasi u tërhoq për të vendosur mbi pretendimet e Metës, Kushtetuesja vlerësoi se ajo është vënë në lëvizje nga kryeparlamentari me datë 14 qershor të vitit të kaluar, kohe kur drejtohej nga Gramoz Ruçi kur është përcjellë vendimi nr. 55 i Kuvendit.
“Na rezulton se kryetari i Kuvendit ka autorizuar përfaqësuesit sipas ligjit.
Pretendimet do te bëhen pjese e analizës dhe vendimmarrjes se gjykatës ne vendimin përfundimtar”, u tha në argumentet e gjykatës.