
Helidon Bushati, i renditur i pari në listën e PD në Shkodër, tha se ky qark është më i diskriminuari në lidhje me investimet, ku merr vetëm 1/23 e investime që merr Vlora apo 1/18 e investimeve që merr Korça.
Bushati tha se Rama nuk ka për të fituar në Shkodër dhe se ai do të mbahet mend aty vetëm se do të sjellë punëtor nga Bangladeshi në një kohë kur papunësia në Shkodër është në rritje. Bushati tha se ka indicie se po blihet vota dhe se përfaqësues të PS po drekojnë me persona të inkriminuar.
“Qarku i Shkodrës ka qenë më i persekutuari për sa i përket investimeve. Shkodra merr 1/23 që merr Vlora ose 1/18 që merr Korça. Rama erdhi në Shkodër për të sjellë punëtorë nga Bangladeshi kur papunësia në Shkodër është në rritje dhe bëri shenja ofenduese, për këtë do mbahet mend.
Përfaqësues të PS drekojnë me persona të inkriminuar, kemi indicie se po tentohet te blihet vota dhe kemi bere denoncimet në institucionet përkatëse”, tha Helidon Bushati.