
Kandidati për deputet i PD për qarkun Shkodër Bardh Spahia zhvilloi një takim me studentët ekselentë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nga ku u shpreh se ndryshimi i ligjit për arsimin e lartë është një domosdoshmëri për t’i dhënë frymëmarrje arsimit të të rinjve në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë.
Kandidati Spahia, u njoh me problemet që shqetësojnë sot të rinjtë. Një plagë e rëndë është emigrimi edhe i infermierëve të rinj, gjë për të cilën me ardhjen e PD në pushtet do ketë mbështetje konkrete dhe rritje pagash për të rikthyer edhe ata që janë larguar.