Pas lajmit për zbardhjen e ngjarjes së rëndë ku humbi jetën në pritë vëllai i tij, ka folur për Dritare.net Pavlin Polia, vëllai i Nard Polisë i egzekutuar në Grudë të Re me 20 mars. Pavlini e thotë qartë se si familje, nuk kanë patur asnjë problem me asnjë nga 3 personat e ndaluar nga policia për ngjarjen por as për personin e shpallur në kërkim, i dyshuar si autor. Polia shprehet se mund të kenë ngatërruar personin, ndërsa përgëzon për punën e shtetit në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
“Ne si familje përgëzojmë punën e shtetit. Nuk di se kemi konflikte me asnjë të dyshuarit që me treguan. Ne besojmë se kanë ngatërruar personin, gjithsesi ne nuk bëhemi si ata sido që të jetë puna e kushdo që të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Me shpresë që të zbardhet kjo ngjarje sa më parë , falënderoj ata që po na gjenden në këtë mort, që i mori jetën vëllait tonë.”- është shprehur Pavlin Polia.
Nard Polia ishte i njohur si një nga njerëzit më përfaqësues të Thethit. Polia la pas gruan e tij shtatzanë dhe një fëmijë të vogël.