Bledar Valikaj, bashkëshorti i Kryetares së Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj është emëruar si prokuror në Tiranë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë kishte njoftuar sot se KLP do të shqyrtonte kërkesën e Bledar Valikajt. Ky i fundit ka kërkuar që të zbatohet vendimin i formës së prerë i Gjykatës Administrative.
Për këtë Këshilli Lartë i Prokurorisë ka mbledhur sot Komisionin e Zhvillimit të Karrierës dhe ku ka miratuar me 6 vota pro, caktimin e Valikajt si Prokuror në Tiranë.
“KLP mblidhet ne seance plenare sot ne orën 12.15. Ne rendin e dites, shqyrtimi i kërkesës se z. Bledar Valikaj, për ekzekutimin e vendimit te formës se prere te Gjykatës Administrative te Apelit nr.309 dt. 06.02.2019. Komisioni i Zhvillimit te Karrierës pranë KLP prezanton relacionin dhe projekt-vendimi për ketë rast. Me 6 vota pro, KLP vendosi ekzekutimin e menjëhershëm e kërkesës se Valikaj”, thuhet në njoftimin e KLP.
Ndërkohë që mësohet se emërimi i Bledar Valikajt si Prokuror në Tiranë do të bëhet pasi ai të kalojë procesin e vetingut. Në vitin 2015 ish-Presidenti Bujar Nishani nuk e dekretoi bashkëshortin e Ermonela Felajt si si prokuror.