Tre vajza kanë mbetur të plagosura, pas një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon me pasagjerë dhe një trajler. Nga dëshmitë e siguruara, mësohet se në vendin e aksidenti ka mbërritur policia si dhe ambulanca, ndërsa thuhet se vajzat janë rënë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, po ashtu edhe identiteti i të plagosurve.