Në kuadër të masave të marra për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Donati Jaku, 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Rrenc gjatë kontrollit personal, iu gjet një armë pa leje pistoletë, tip “BBLOW MINI 8”, me krehër me një fishek , si dhe një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.