“Kam një mision për të kryer…”, ministri Lleshaj tërhiqet nga dorëheqja apo largimi i paralajmëruar…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar nga Elbasani se do të vijojë të qëndrojë në detyrën e tij.


Lleshaj tha se nuk do ta japë dorëheqjen dhe se do të vazhdojë përpara pasi ka një mision për të kryer.

“Asnjë deklaratë e kundërt nuk ka qenë, as në Shkodër as në Vlorë, thjesht kam dhënë përgjigje logjike për pyetje të tilla. Nuk kam dhënë dorëheqjen, tani jam në detyrë. Unë nuk dorëhiqem, unë ec përpara sepse kam një mision për të kryer, kam një përgjegjësi zyrtare”, thotë Lleshaj.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania