Pedagogu Agron Gjekmarkaj u përfshi në debate me kryeministrin Edi Rama në lidhje me dosjen 339, duke bërë një krahasim me publikimin e përgjimeve në Austri ku zëvendës kancelari dha dorëheqjen. Gjekmarkaj e pyeti kryeministrin nëse ishte i sigurt që nuk ishte përfshirë në përgjime për blerje votash.
Pjesë nga debati në “Real Story”:
Gjekmarkaj: Zv/kancelari i Austrisë dha dorëheqjen pas publikimit të përgjimeve.
Rama: Shumë serioze është situata.
Gjekmarkaj: E ke të vështirë që këtë proces nga të akuzuar ktheheni në akuzues.
Rama: Gazeta i ka marrë gati.
Gjekmarkaj: Komplot revizionist. Si Enver Hoxha.
Rama: Unë Enver Hoxhën e kam varrosur i pari.
Gjekmarkaj: Mentalitetin nuk e keni varrosur.
Rama: Zv/kancelari i Austrisë u kap duke bërë një pazar gjigant gjeostrategjik.
Gjekmarkaj: Përgjime ishin!
Rama: Në telefon mua po të më përgjosh dal person që bërtas, jam i drejtpërdrejtë.
Gjekmarkaj: Jeni i sigurt që nuk do të dilni në dosjet e ardhshme?
Rama: Lëre tani… (i bie tavolinës). Ajo që t’i thua opozitë është kazani më i madh ndotës në Shqipëri. Është tjetër gjë zv/kancelari i Austrisë dhe tjetër gjë që unë i neveris. “O vlla, do vij atje”, ky është nivel muhabeti për të dëgjuar këngën siç do ai tjetri. A ka pasoja? Këtë do ta thotë hetimi dhe nuk e thua ti.