“Jemi gati për luftë…”, Josa: Mos i krahasoni situatat e Vllaznisë dhe skuadrave të tjera me Skënderbeun…

Vllaznia ka lënë pas eliminimin nga Liga e Konferencës dhe tashmë është përkushtuar për sezonin e ri. Në një konferencë për shtyp, trajneri i shkodranëve, Mirel Josa, është shprehur se skuadra e tij është gati për këtë edicion të ri dhe se do të luftojë për objektiva madhorë.

“Duhen sqaruar shumë probleme, sepse normalisht gjatë kësaj periudhe, kemi filluar punën dhe ka qenë një punë e ndërthurur, qoftë për pjesëmarrjen tonë në Europë, edhe për vazhdimësinë për sa i përket fillimit të kampionatit, që do thuajse tre javë. Në çdo punë që punon ka probleme. Ne duhet të mësojmë si t’i përmirësojmë këto probleme të cilat do të na dalin. Qoftë te skuadra, qoftë në mënyrë loje, qoftë në impenjimin e klubit në realizimin e kërkesave tona. Te kjo e fundit s’kemi pasur asnjë problem. Nëse e keni parë që nga fillimi mënyrën se si unë dua ta ndërtojë skuadrën, sepse nuk duhet të bëhet skuadra me shumë ndryshime nga viti në vit. Unë them që kemi bërë mirë deri në këtë periudhë. Seç do të bëjmë këtë 3-javorsh deri në mbyllje e merkatos na mbetet të presim.


Unë them që kemi bërë dy ndeshje. Nuk ka nevojë ta përmend nivelin e kundërshtarit. Ne duhet të mësojmë nga këto ndeshje. Normal që skuadra ka nevojë për përmirësime. Përmirësime të cilat do të na bëjnë ne të evidentojmë mënyrën e punës që duam. Këtë mund ta ndajmë në dy 90-minutësha. Ju e patë këtu pjesën e parë kishim problemet tona. Në të dytën ishim thjeshtë më të impeniuar. Probnlemet na dolën ndeshjen e dytë atje. Unë me futbollistët kam folur shumë pak. Ne duhet të kishim një mbështetje shumë më të madhe. Ata kishin një markim shumë të mirë. dy krahët e sulmit duhet të na funksionojnë shumë më mirë. edhe mesfusha duhet të ishte më e gatshme për të zotëruar topin.

Çdo trajner do lojtarin sulmues, që jo vetëm të çojë topin në rrjetë, por duhet të organizojë dhe shokët e skuadrës. unë kam besim te d lojtarët që kam këtu. Këtu s’është problemi i aftësive teknike të lojtari. Duhet parë ana psikologjike, nëse ky e përballon këtë peshë, përpara kampionatit. Nuk po flasë vetëm për sulmuesit po dhe për

Synimi i Vllaznisë është të jetë skuadër sa më e konsoliduar. Kush është ai që s’do të dali kampion. Unë këtë impenjim e kam parë te lojtarët. Në mënyrën si stërviten.

Nuk më intereson për skuadrat e tjera. Se kam pasur mendjen te ato vetëm te skuadra ime.

Unë personalisht kam kërkesat e mija. Nga propozimet e mija dalim në një konkluzion. Mua më interesojnë lojtarë që luajnë lojë vendase. Nga Maqedonia, nga Kosova.

Do të stërvitemi këtë javë këtu në Shkodër. Kemi dhe një javë tjetër për t’u stërvitur që do ta plotësojmë në Pogradec. Njëkohësisht do të stërvitet dhe skuadra, sepse në Pogradec temperaturat janë optimale për këtë.

Unë dhe lojtarët e mi jemi gati për luftë. Njëra skuadër vritet, tjetra shpëton e mbijeton. Do të hymë për të bërë më të mirën dhe për të fituar ndeshjen. Kemi parë lojtarë që janë paguar dhe kanë ardhur edhe s’kanë lënë asnjë gjurmë. Jo vetëm te Vllaznia, por dhe te skuadrat e tjera.

Varet. Me Skënderbeun ishte një histori tjetër. Mos i krahasoni situatat e Vllaznisë dhe skuadrave të tjera me Skënderbeun. Organizimi i skuadrës për mua ishte perfektë, për arritjen që bëri skuadra atje. Mua më intereson vetëm skuadra ime dhe skuadra ime është Vllaznia”, u shpreh Josa.