FOTOLAJM – Bashkia Shkodër vendos pemë dekorative në pedonalen “Kolë Idromeno”, prioritet shtimi i gjelbërimit

Pas lirimit të hapësirës publike, ndërhyrja e radhës që Bashkia e Shkodrës ndërmori në rrugën muzeale “Kolë Idromeno” ishte vendosja e pemëve dekorative.

Shtimi i hapësirave të gjelbërta , përmirësimi i shërbimeve dhe realizimi i projekteve të reja do të jenë prioritet i punës së përditshme në territor.


Ftojmë qytetarët dhe biznesin të kontribuojnë në mirëmbajtjen dhe ruajtjen e çdo investimi që kryhet në qytet dhe njësitë administrative, pasi ato vijne drejtëpërdrejtë nga taksat e tyre.

Një Shkodër që ndryshon dhe zhvillohet çdo ditë, është misioni i punës tonë! /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Shkodër/